Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Marrëveshja e Partneritetit Transatlantik midis BE dhe SHBA – një vështrim nga Bullgaria

Foto: arkiv

Në mesin e vitit 2013  KE filloi bisedime për lidhjen e Marrëveshjes midis BE dhe SHBA për Partneritet Transatlantik për Tregti dhe Investime, e cila do të krijonte zonën më të madhe të tregtisë së lirë në botë. Deri në prill të këtij vit janë zhvilluar nënte raunde prej tyre. Me marrëveshjen lidhen shpresa të mëdha, por edhe shqetësime në fusha si normat shëndetësore, shërbimet financiare, transporti detar, aksesi i firmave të vogla te tregu i prokurimeve publike në SHBA, mekanizmi për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve midis investitorëve dhe shteteve. Negociatori kryesor Cecilia Malmström– Komisionerja mbi çështjet e tregtisë, ripohoi, se ajo nuk do të nënshkruhet me çdo çmim. Ajo prognozon, se bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë vitit tjetër. Si në Evropë, ashtu edhe në Bullgari, mendimet për dobitë dhe dëmet e Marrëveshjes së Partneritetit Transatlantik për Tregti dhe Investime janë të ndara.

“Të dhënat tona, të cilat ishin analizuar që në nisjen  e bisedimeve, tregojnë shumë tendenca pozitive për Bullgarinë – thotë Dijana Najdenova, Shefe e Drejtorisë “Politika e Jashtme Ekonomike” pranë Ministrisë së Ekonomisë. Prej vitesh realizojmë saldo pozitive tregtare me SHBA, që do të thotë, se eksportojmë më shumë se sa importojmë. Në shkëmbimin tregtar kemi pjesë të madhe të makinerive dhe pajisjeve elektronike që tejkalojnë 35%. Sipas njërës prej analizave, Bullgaria për shkak të strukturës së eksportit, është vendi i cili do të fitojë më shumë nga heqja e taksave doganore, sepse  niveli mesatar i taksave doganore që aplikohen, është shumë më i lartë se ai për të gjitha vendet e tjera të BE. Ai është mbi 11 %, ndërsa për vendet e tjera është 2-3 %. Ky është shembull, se eksporti bullgar është me aftësi të konkurrencës. Importi amerikan ende përbën rreth 0.8% prej importit të Bullgarisë.”

“Për ne është shqetësues fakti, se debatet mbi këtë çështje në Bullgari vonuan shumë – ky është qëndrimi i deputetit nga PSB “Bullgaria e Majtë” Kristian Vigenin. Ato nuk zhvillohen në institucionet të cilët pas kësaj do të përgjigjen për këto çështje. Parlamenti Bullgar refuzoi kategorikisht të zhvillojë debate mbi këtë temë, përfshi edhe në komisionet përkatëse. Kjo është detyrë e Ministrisë së Ekonomisë. Cilat janë pritjet e Bullgarisë, ku shohim probleme, cilat çështje do të dëshironim të shtronim dhe cilat prej tyre do të merren në konsideratë në bisedimet. Ashtu si Parlamenti Evropian do të miratojë qëndrim mbi ecurinë e bisedimeve me kërkesa konkrete, edhe Parlamenti Bullgar, bashkë me Ministrinë e Ekonomisë, mund të hartojnë një qëndrim për këtë ku Bullgaria shoh problemet, çfarë duhet të marrë në konsideratë ekipi negociator i BE e kështu me radhë. Në këtë mënyrë do të fitohet edhe përkrahja e opozitës në qoftë se duhet të mbrohet interesi bullgar.”

“Në të vërtetet debati është i nevojshëm dhe unë gëzohem, se gjatë muajve të fundit ai është rivendosur – deklaroi Dijana Najdenova. Ka analiza dhe ato janë shumë. Prekin çështje konkrete. Shumë vende formuluan qëndrimet e tyre specifike, që ishin marrë në konsideratë që në etapën e marrjes së mandatit nga ana e KE. Nuk mund të thuhet, se Bullgaria nuk ka pozitë. Nevojiten analiza. Ne kemi bërë analizë tregtare në fushën e shërbimeve, në sektor të veçantë - gjithashtu. Duhet të përgatisim marrëveshje të mundshme në sfera të caktuara. Deri në këtë moment është e qartë, se pas raundit të 9 të bisedimeve në Bruksel  kemi shumë çështje të hapura.”

Përgatiti në shqip: Sofia Popova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026

Bankomatet do të mbushen me euro natën e 1 janarit 2026. Në mëngjes, të gjithë do të jenë në gjendje të tërheqin kartëmonedha euro. Kjo u njoftua për Radion Kombëtare Bullgare nga Nikolla Bakallov, Drejtor Ekzekutiv i një prej bankave kryesore në..

botuar më 25-11-10 4.03.MD

Përfitimet e papunësisë në Sofje janë mbi pagën minimale

Përfitimet e papunësisë në Sofje vazhdojnë të jenë mbi pagën minimale, sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Sigurimeve Shoqërore. Ato janë më të lartat në vend dhe mesatarisht janë 1,145 leva (585.43 euro). Përfitimi më i ulët merret nga..

botuar më 25-11-08 12.35.MD

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro bullgare fillojnë më 1 dhjetor

Shitjet e seteve fillestare me monedha euro me anën kombëtare bullgare do të fillojnë më 1 dhjetor 2025, njoftoi Banka Kombëtare Bullgare /BNB/. Ato do të jenë në qarkullim nga 1 janari 2026. BNB dhe Postat Bullgare do t’u shesin sete fillestare vetëm..

botuar më 25-11-07 5.22.MD