Javën që shkoi në Sofje u mbajt Forumi i Ekonomik për Evropën Juglindore. Për herë të parë ishte ftuar dhe Kosova, e cila u përfaqësua nga Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, znj. Hykmete Bajrami. E pyetur: “Në cilin drejtim Kosova pret mbështetje nga Bullgaria pasi që kjo e fundit të marrë kryesinë e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore?”, ministrja Bajrami u përgjigj kështu: “Fillimisht kërkojmë përkrahjen e Bullgarisë, që të kontribuojë duke qenë vend anëtar i BE-së, në liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne jemi të vetëdijshëm që liberalizimi i vizave nuk i zgjidh problemet ekonomike të Kosovës. Mirëpo, qytetarët tanë duhet të kenë të drejtën të lëvizin lirshëm dhe të përfitojnë nga ky tregu i hapur, pjesë e të cilit jemi edhe ne.”
Në lidhje me investimet e huaja, ministrja, e cila është dhe eksperte e marketingut, tha se vendet e Ballkanit duhet patjetër të fokusohen mbi zgjidhjen e problemeve të tyre ekonomike. Atë ministrja e komentoi, duke shpjeguar se kompanitë e huaja, të cilat dëshirojnë të investojnë në Ballkan, “para se të vijnë në zyrën e ministrave dhe agjencive për promovim të investimeve, shkojnë te kompanitë si motra dhe i pyesin ato se si është p.sh., për t’u bërë biznes në Bullgari apo si është të bësh biznes në Kosovë”. Ja pse, sipas fjalëve të ministres, duhet bërë punë konkrete, njëherë ta harmonizojmë atë në mes të institucioneve vendore, dhe më pas ta koordinojmë atë me regjionin.
Znj. Hykmete Bajrami nuk e la pa iu përgjigjur pyetjes për arrestimin e Ramush Haradinajit. Në komentin e saj ajo kujtoi proverbin popullor: “Nuk duhet të shembet Kalaja nëse nuk na pëlqen një gur”.
Ka një rritje të madhe të importit të punëtorëve nga vendet e treta, dhe deri në fund të vitit pritet të arrihet shifra prej 50 mijë vetash. Mungesa e fuqisë punëtore mbetet një problem i përhershëm, tha për radion BNR Georgi Përvanov – ekspert për..
Ministria e Financave të Bullgarisë emetoi në tregun e brendshëm obligacione shtetërore 7-vjeçare në vlerë prej 300 milionë leva (rreth 144 milionë euro), me një normë interesi prej 3.25%. Kërkesat për blerje arritën në 446 milionë leva, me një..
Një kompani bullgare po zgjeron prodhimin e saj të makinave prerëse me lazer në Parkun Industrial Sofje – Bozhurishte, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Investimi kap vlerën prej 2 milionë leva (mbi 1 milion euro). Kompania do të ndërtojë një ndërtesë..