Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një shkollë të re të Sofjes do të flitet kinezishtja

БНР Новини
Foto: arkiv

Shkolla e parë kineze në Bullgari – tingëllon si ekzotikë, por sipas krijuesit e saj aktualisht përvetësimi i kësaj gjuhe lindore në botë po bëhet domosdoshmëri gjithnjë e më të madhe.

Këtë vjeshtë 60 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e dymbëdhjetë do të fillojnë të frekuentojnë shkollën e re. Janë parashikuar gjithashtu grupe përgatitëse për fëmijët e moshës 5 dhe 6 vjeç. Pse gjuha kineze është zgjedhur si profili kryesor i shkollës? Ja se çfarë tregoi Nikollaj Jallëmov, kryetar i fondacionit “Zahari Stojanov”, i cili bashkë me Universitetin e Sofjes “Shën Klement i Ohrit” është në bazë të projektit.

“Kinezishtja është shumë perspektive për realizimin e ardhshëm të nxënësve tonë. Kultura dhe gjuha kineze mund të na jenë shumë të dobishme. Aq më shumë se prania ekonomike kineze në shtet vazhdon të rritet. Në Bullgari ka disa shkolla shtetërore, në të cilat ka klasa me përvetësim intensiv të gjuhës kineze, por ambicia jonë është që të krijojmë shkollën e parë të tillë në sektorin privat. Natyrisht ajo nuk do të jetë gjuha e vetme e huaj – planifikojmë studimin e anglishtes si gjuhë e dytë e në të ardhmen do të ofrojnë edhe gjuha të tjera.”

Studimi në këtë shkollë do të zhvillohet me përkrahjen e fortë të institutit “Konfuci” pranë Universitetit të Sofjes. Ky është një institut për studimin e gjuhës dhe kulturës kineze. Nxënësit do të pranohen në shkollë pas një interviste me drejtorin e shkollës dhe me një psikolog.
“Përveç me Universitetin e Sofjes kemi marrëveshje edhe me institutin “Konfuci”, i cili do të na ofrojë falas të gjitha materialet studimore , tha Nikollaj Jallëmov. Gjatë vjeshtës tek ne do të vijë një pedagog kinez për të ndihmuar përvetësimin e gjuhës nga fëmijët. Përveç kësaj instituti “Konfuci”do të na ndihmojë me organizimin e vizitave të ardhshme të fëmijëve në Kinë. Prindërit do të duhet të paguajnë vetëm shpenzimet e udhëtimit me avion. Akomodimi dhe gjithçka tjetër do të mbulohet nga Kina. Çdo një fëmijë do të ketë mundësi të kalojë atje dy javë në vit.”

Shkolla do të bashkëpunojë me universitetin e qytetit Lanxhou – marrëveshja parashikon kushte të lehtësuara për pjesëmarrje në programet e tij gjuhësore. A ka interes ndaj shkollës së re?
“Kemi shumë pyetje, shumë prindër drejtohen tek ne, por mendoj se ata akoma hezitohen, sepse jemi  një shkollë të re, shpjegoi Nikollaj Jallëmovi. Pavarësisht nga kjo ka interes ndaj strategjisë sonë për studim të përforcuar të kinezishtes. Nuk mund të them se ka ndonjë interes nga ana e komunitetit kinez tek ne. Ndoshta do të ketë një të tillë pas një apo dy vjet, kur modeli ynë do të provojë efikasitetin e vet.”

Aktualisht tek ne rreth 2 mijë fëmijë studiojnë kinezishten në shkolla. Një pjesë prej tyre dëshirojnë të vazhdojnë studimin tyre në Kinë. Gjatë viteve të fundit shteti i madh aziatik është tërheqës për të rinjtë nga tërë bota. Më se 300 mijë të huaj studiojnë në universitete kineze. Një nga shkaqet kryesore për këtë është se ekonomia kineze ka nevojë për  specialistë që kanë mbaruar arsimin e tyre në vend dhe njohin kulturën dhe ambientin për biznes atje. Të rinjtë bullgarë gjithashtu mund të bëhen pjesë të këtij procesi.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një tjetër donacion i madh nga Bullgaria për Prespën e Vogël

Një tjetër donacion i madh për komunën shqiptare të Prespës së Vogël është bërë nga Fondacioni “Kujtesa Bullgare” më 14 shtator në fshatin Globoçeni të Komunës së Pustecit. Fondacioni siguroi një kontejner mjekësor të pajisur plotësisht për fshatin..

botuar më 24-09-24 4.34.MD

"Survivor" bullgar ose ndryshe si mbijetojnë banorët e fshatit Radevo

Fshati Radevo ndodhet në Bullgarinë Verilindore, jo shumë larg nga kryeqyteti ynë detar dhe po ashtu qytet i madh turistik - Varna, distanca është rreth 30-40 minuta me makinë. Në Radevo ka jo më shumë se 60 banorë, shumica e të cilëve janë mbi 60-70..

botuar më 24-09-24 7.25.PD

Fshati Gomotarci ruan gjallë kujtesën dhe traditat e prodhimit të verës, por ka edhe jo pak probleme

Fshati Gomotarci në Vidin ka një histori të çuditshme. Dikur ndodhej në një vend tjetër, kilometra larg nga aty ku është tani. Pasi një murtajë e tmerrshme goditi një pjesë të madhe të banorëve të tij, të mbijetuarit vendosën të digjnin shtëpitë e tyre..

botuar më 24-09-21 8.30.PD