Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij – mbrojtësit e Evropës

БНР Новини
Foto: arkiv

Shumë pak janë njerëzit, të cilët e dinë se me mesazhin apostolik Egregiae Virtutis nga data 30 dhjetor 1980 papa Gjon Pavli i dytë i ka shpallur Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij Mbrojtës të Evropës. Sipas Papës dy vëllezërit e shenjtë janë urë midis Lindjes dhe Perëndimit dhe kanë kontribuuar shumë si për zhvillimin kulturor të Kontinentit të Vjetër, ashtu dhe për edukimin e shumë brezave të evropianëve. “Ka shumë të dhëna historike për meritat e dy Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij” – thuhet në mesazhin apostolik të Papës.

Ec, o popull i rilindur, tek e ardhmja e ndritur, ec...” Këto janë fjalë të Himnit për Kirill dhe Metodij, të cilin çdo një fëmijë në Bullgari e di për mendsh. Çdo një bullgar i respekton Vëllezërit e Shenjtë, të cilët krijuan alfabetin tonë dhe vunë themelet e letërsisë dhe kulturës bullgare. Në mes të shekullit të IX Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij krijuan një alfabet të ri në Evropë.

“Shkronjat janë të shenjta për ne – thotë Prof. Borjana Hristova – drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare në Sofje, e cila mban emrin e dy apostujve. – Unë mendoj se për Evropën është një nder i madh për të pasur mbrojtës të tillë – njerëz, të cilët kanë besuar në fuqinë e fjalës. Kush tjetër është më i denjë të jetë mbrojtës sesa këta njerëz, të cilët krijuan një qytetërim të ri në Evropë dhe vunë themelet e një kulture të pasur, e cila lulëzon edhe sot e kësaj dite?”

Krahas alfabetit latin dhe atij grek, alfabeti cirilik sot është alfabeti i tretë i Evropës së bashkuar. “Deri diku idenë për Evropën e bashkuar e kanë përkrahur edhe dy vëllezërit e Selanikut” – është i mendimit Prof. Aksinia Xhurova, e cila udhëhiqte Qendrën për Studime Sllavo-Bizantine “Prof. Ivan Dujçev” pranë Universitetit të Sofjes në periudhën 1986-2010.

"Veprimtaria e Kirilit dhe Metodit është para skizmës gjatë vitit 1054. Kjo është një periudhë, në të cilën ende ka pasur shpresë se Evropa mund të mos ndahet në nivel konfesional të Lindjes dhe Perëndimit. Ka edhe një gjë, që këtej e tutje e përvijoi fatin e Evropës dhe kjo ishte situata linguistike në Evropë. Latinishtja dhe greqishtja ishin gjuhët kryesore, në të cilat zhvilloheshin shërbimet e krishtera, kurse në shekullin e IX Kirill dhe Metodij e ndryshuan hartën gjuhësore të Evropës. Akti heroik i Kirilit dhe Metodit i detyrohet faktit se ata kanë arritur ta bindin institucionin e Papës për ta miratuar këtë gjuhë të re” – është e mendimit prof. Xhurova. Në vitin 867 në bazilikën “Santa Maria Maxhore” në Romë Papa Adrian II e bekoi solemnisht alfabetin bullgar, të krijuar nga Kirill dhe Metodij, si dhe librat e shkruar në alfabetin e ri. Sipas historianëve, Papa refuzoi herezinë tregjuhësore pas ndërhyrjes së Kostantin- Kirill Filozofit. Përveç kësaj Adrian II dha urdhër që në bazilikat romake të zhvillohen liturgji solemne në gjuhën sllavo-bullgare. Sipas linguistes Borjana Hristova, krijimi i alfabetit sllav është vetëm fillimi i një vepre të madhe".

“Ata kanë krijuar tërë sistemin e një gjuhe, në të cilën mund të paraqitet madje teksti më i vështirë filozofik dhe kjo është një vepër heroike. Të krijosh një gjuhë kaq e pasur, në të cilën të mund të paraqitet çdo një nuancë e eseve të vështira filozofike dhe etike dhe e veprave fetare në një mënyrë më poetike, kjo vërtetë është një arritje e madhe.”

Gjuha sllavo-bullgare u shndërrua në një gjuhë zyrtare jo vetëm në Bullgari, por edhe për popujt e tjerë sllavë, si serbët dhe rusët. “Por edhe për rumunët, të cilët nuk kanë rrënja sllave” – shtoi Prof. Aksinia Xhurova, sipas së cilës vepra e Kirilit dhe Metodit ka lidhje me historinë më të re evropiane.

“Bëhet fjalë për gjuhën e tretë zyrtare, kurse vepra e tyre e ndryshon hartën gjuhësore të Evropës – gjë që ndodhi edhe gjatë shekullit të XXI, kur shteti ynë përsëri e imponoi alfabetin cirilik, siç ndodhi kjo gjatë shekullit të IX. Le të mos harrojmë – 200 mln në Evropë e përdorin këtë alfabet.”

Prandaj në mesazhin e tij apostolik “Egregiae Virtutis” Papa Gjon Pavli II shkruan: “Ja përse sot, kur pas shumë shekujsh ndarjeje midis Lindjes dhe Perëndimit, midis Romës dhe Kostandinopojës, ndërmerren hapa kaq vendimtarë, drejtuar rimëkëmbjes së komunikimit shpallja e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij Mbrojtës të Evropës krahas Shën Benediktit u përgjigjet krejtësisht paralajmërimeve të kohës sonë.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Një nip i perandorit Oktavian Avgust është rikrijuar ndoshta në statujën e parë nga Heraklea Sintika

Statuja e parë prej mermeri e zbuluar më 3 korrik në qytetin antik Heraklea Sinthika është ndoshta e nipit të perandorit romak Oktavian Avgust - Lucij, njoftoi udhëheqësi i gërmimeve, Prof. Ljudmill Vagalinski. “Nuk ka dyshim se statuja është nga..

botuar më 24-11-26 10.59.PD

Zbulimet e fundit arkeologjike në Kështjellën Urviç ringjallin legjendat për mbretin Jasen

Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës së Djallit ndodhet kodra Srednobërdie. Aty lumi Vedena derdhet në lumin Iskër dhe malet Lozen dhe..

botuar më 24-11-24 10.35.PD

Familja e krishterë forcon marrëdhënien me Zotin

Hyrje e Hyjëlindëses së Tërëshenjtë në Tempull është një nga festat më të lashta dhe më të nderuara në botën ortodokse, e prezantuar në Kostandinopojë rreth shekullit të VIII-të, në kohën e Patriarkut Tarasij. Vetëm gjashtë shekuj më vonë, festa filloi..

botuar më 24-11-21 7.35.PD