Kur po vjen stina e re turistike mediat janë në garë që të na ofrojnë të dhëna statistikore, mendime të ekspertëve, intervista nga vendpushimet e mëdha. Në tërësi të dhënat zyrtare për shtetet e ndryshme ballkanike janë të përafërta, me përjashtim të disa specifikave kombëtare. Në Ballkan Greqia dhe Turqia janë destinacionet më të preferuara, por gradualisht po rritet interesi edhe ndaj destinacioneve të tjera të Ballkanit, në sajë të bollëkut të informacionit ose të strategjive të suksesshme të marketingut. Ndoshta edhe për shkak të faktit, se pushimet në shtetet më të afërta janë më të lira se sa në shtetet më të pasura perëndimore. Mund të themi se ende jemi në fillesën e njohjes së mrekullueshme të fqinjit. Rrallë herë publikohen statistika për lëvizjen e turistëve midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, por është fakt se shumë bashkatdhetarë filluan të zbulojnë Vendin e Shqiponjave.
“Për herë të parë shkoja në Shqipëri me rekomandim të vëllait tim, i cili është palombar profesionist dhe ka vizituar shumë anë të mrekullueshme të botës. Ai më tha, se Shqipëria ka mbetur i vetmi vend me natyrë të egër dhe të mrekullueshme dhe se detyrimisht duhet të vizitohet” – shpjegon Irina Mihallkova, e cila tashmë vit të dytë të radhës zgjedh për pushimet e veta plazhet e Shqipërisë së Jugut. Pyetjes – çfarë i ka pëlqyer më shumë atje, ajo iu përgjigj:
“Në vend të parë qëndrimi i njerëzve ndaj turistëve, gjithashtu natyra e bukur unike me ujin e kristaltë, e cila kompenson mungesën e plazheve të gjata, ushqimi – gjithashtu. Në vend të dytë se gjithçka aty ende nuk është komerciale.”
Ja se çfarë na tregoi për interesin e shqiptarëve ndaj vendpushimeve bullgare Elona Dushallari – Sekretare e Parë në Ambasadën e Shqipërisë në Sofje.
Para disa viteve këto gjire të egra ishin të paarritshme për turizmin masiv për shkak të mungesës së infrastrukturës. Sot tashmë rrugë ka dhe në sajë të tyre turistët bëhen edhe më shumë. Dhe Shqipëria ka çfarë të ofrojë. Bregdeti i saj është i gjatë 450 km, 80-90% prej ditëve të vitit janë me diel, stina turistike verore vazhdon 4-5 muaj. Larmia e peizazhit surprizon turistin e painformuar – rrafshinat përgjatë detit kalojnë në male të larta, vende pyjore që vështirë kalohen, liqene të mëdha dhe të vogla, shumë shpella (një pjesë e madhe prej tyre janë studiuar nga speleologët bullgarë).
Në Shqipëri turizmi malor ende nuk është zhvilluar mirë. Mungojnë tradita, por jo kushte. Rritet numri i firmave të cilat ofrojnë turizëm me biçikleta dhe turizëm aventuresk, marshime në male, marshime me kuaj. Nuk ka vendpushime malore, por nëpër fshatrat ka hotele të vogla familjare, ku do t’ju presin me kënaqësi dhe to t’ju ofrojnë ushqimin më të shijshëm me produkte të freskëta vendase.
Në qoftë se ende nuk keni zgjedhur ndonjë vend të ri dhe ekzotik për pushimet tuaja, do të shtojmë, se çmimet në Shqipëri janë të përballueshme për pjesën dërmuese të shtetasve të Evropës Lindore. Ka mjaft kohë deri në fund të stinës verore turistike, kështu që njohja e Ballkanit mund të fillojë qysh gjatë këtij viti.
Përgatiti në shqip: Sofia Popova
Fotografi: @Fation Plaku Photography
Një kompleks i ri historik në Trojan tregon për heroizmin e bullgarëve vendas që morën pjesë në Luftërat Ballkanike (1912-1913), Lutën e Parë dhe Luftën e Dytë Botërore. Kompleksi paraqet historinë e Regjimentit të 34-të të Këmbësorisë së..
Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..
Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..
Shpatet malore në tre resortet kryesore dimërore të Bullgarisë - Borovec, Bansko dhe Pamporovo, janë të mbuluara mirë me borë para fillimit zyrtar të..
Liqenet Çairski janë një zonë e mbrojtur në Rodopet Perëndimore, e njohur për liqenet e formuar në mënyrë natyrale nga rrëshqitja e dheut. Ata janë..