Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sekretet e arkivave bullgarë zbulohen në një ekspozitë

БНР Новини
Foto: BGNES

Agjencia Shtetërore “Arkiva” shënon jubileun 65-vjeçar. Lidhur me këtë u organizuan disa veprimtari, qëllimi i të cilave ishte që t’i paraqitet publikut të gjerë, çfarë pasuri ruhet në arkivat kombëtarë. Dominon përfytyrimi, se dokumentet arkivale ruhen në salla të errëta plotë pluhur, në të cilat punojnë pak arkivistë dhe disa historianë. Mirëpo, Agjencia prezanton një arkiv modern, në të cilin ka jo vetëm dokumente të shkruara në letër, por edhe vepra të artit, artefakte, etj. Eksponatet e prezantuara dëshmojnë se në arkivat kryhen procese moderne si digjitalizimi dhe arkivimi elektronik.

СнимкаNë lidhje me përvjetorin Agjencia shpalli Ditë të Dyerve të Hapur për të gjithë arkivat në vend. Vizituesit kishin mundësi të shikojnë dokumente unike dhe tepër të çmueshme në sallat e leximit të Arkivit Qendror Shtetëror dhe të Arkivit Shtetëror të Sofjes. Për më kureshtarët, të cilët shfaqin interes të theksuar ndaj procesit të arkivimit u sigurua qasje me laboratorin e restaurimit dhe konservimit të dokumenteve. Kjo është vetëm një pjesë e vogël e punimeve, që kryhen në sistemin e arkivimit dhe janë të zakonshme për çdo arkiv modern. Në Godinën e Agjencisë Shtetërore “Arkiva” mund të shihet ekspozita “Arti në arkivat”. Në të prezantohen vepra të artit figurativ, që ruhen në Arkivin Qendror Shtetëror.

Снимка
Sa i madh në fakt është arkivi shtetëror bullgar. Vallë, a është e lehtë që të mirëmbahen artefaktet e çmueshme, që ruhen në të. Hollësi mësojmë nga kryetari i Agjencisë Shtetërore “Arkiva” docent Mihaill Gruev:

“Pasi standardet caktojnë kushte speciale, si temperaturë dhe nivele të caktuara të lagështisë, pak nga arkivat plotësojnë ato kritere. Sistemi i agjencisë përfshin dy arkiva qendrorë – ai në Sofje dhe Arkivi Qendror Ushtarak në qytetin Veliko Tërnovo. Krahas tyre ka edhe 28 arkiva regjionalë në mbarë vendin. Secili prej tyre disponon nga disa godina të parashikuara për depo të arkivave. Mirëpo, ato godina nuk janë të ndërtuara për këtë qëllim, ato u përshtatën për depo. Prandaj ato nuk iu përgjigjen standardeve të domosdoshme. Mirëmbajtja e një depoje të mirë dhe të rregulluar arkivale është një punë e shtrenjtë. Shtetet e zhvilluara investojnë shumë para në ruajtjen e arkivave, sepse ata janë kujtesa për të kaluarën e çdo kombi.”

СнимкаKur pasuria kombëtare është e kërcënuar atëherë del pyetje, çfarë bënë shteti, që të ruajë dokumentet dhe artefaktet e rëndësishme dhe të çmueshme?

“Vitet e fundit po bëhet një digjitalizim i gjerë i arkivave. Ai fillon nga regjistrimi i dokumenteve arkivale dhe kalon te ruajtja digjitale. Në sajtin e agjencisë ka një sistem të informacionit të arkivave shtetërorë. Ai lejon kërkimin sipas fondit dhe fjalës kyçe. Kështu njerëzit edhe me pak dituri në arkivat, mund të kërkojnë informacion për ngjarjet edhe për të afërmit e tyre nga e kaluara. Përpiqemi të zgjerojmë qasjen, por ky është një proces i cili kërkon një punë shumëvjeçare. Në vendet me arkivat e mirëmbajtura digjitalizimi arrin 8 për qind. Për fat të keq, ne nuk mund të themi, se kemi arritur një sukses të tillë.”

Rumen Ivanovi (majtas) u dallua me çmimin “Lexues të vitit”Sa i papërsosur të duket arkivi shtetëror bullgar, ai përbën një pasuri të pasosur. Ky është një vend, në të cilin njerëzit mund të zbulojnë gjithçka për të cilën shfaqin interes. Për këtë arsye Agjencia “Arkiva” e dekoroi me çmimin “Lexues të Vitit” Rumen Ivanovin, banor të qytetit Pernik. Gjatë vitit 2015 ai kaloi 120 ditë në arkivat, që të kërkojë dhe të nxjerrë informacionin e plotë për të gjithë kryetarët e bashkive në krahinën e Pernikut deri më 9 shtator të vitit 1944.

СнимкаNga Agjencia Shtetërore “Arkiva” caktuan edhe projektet e ardhshme, të cilat kanë ndërmend të realizojnë. Një nga drejtimet kryesore, në të cilin do të punojnë është që të respektohen të gjithë ata, të cilët kanë ndihmuar punën e agjencisë dhe të cilët kanë dhuruar sende dhe dokumente të çmueshme, që konsideroheshin të humbur. Deri në fund të vitit agjencia ka ndërmend të botojë listën me emrat e të gjithë të vdekurve në luftërat. Në fund docenti Mihaill Gruev tha:

“Unë apeloj, që njerëzit të kërkojnë më shumë arkivat. Ky është vendi në të cilin ruhen shumë tablo, fotografi dhe dokumente të vlefshme. Ato janë copëza të rëndësishme nga e kaluara jonë, të cilat vetëm mund të na pasurojnë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Fotografi: Bozhidar Janev, BGNES, BTA



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Ura e Koljo Fiçeto në qytetin e Bjallës është restauruar

Pasi në vazhdim të shumë viteve një nga urat emblematike të ndërtuara nga mjeshtri murator Koljo Fiçeto shkatërrohej, aktualisht ajo është gati të mirëpresë sërish turistët. Hapja e saj zyrtare do të bëhet brenda pak ditësh - më 23 gusht...

botuar më 24-08-11 8.20.PD

Arkeologët po studiojnë kompleksin e prodhimit të “Kripores” pranë Provadias, i cili ka punuar mijëra vjet më parë

Kompleksi i prodhimit në vendbanimin prehistorik "Kriporja" ("Sollnicata") pranë Provadia (Bullgaria Verilindore) do të jetë objekt i punës kërkimore gjatë sezonit aktual, të 20-të radhazi, arkeologjik në vend. Ai ndodhet rreth 100 metra nga..

botuar më 24-08-10 10.25.PD

Thesari i famshëm i Panagjurishtes është rikthyer në Muzeun e Panagjurishtes

Nga data 9 gusht deri më 10 shtator, të gjithë banorët dhe mysafirët e Panagjurishtes do të mund të shohin përsëri origjinalin e Thesarit të Artë të Panagjurishtes, njofton Muzeu Historik në qytet. Rikthimi i tij i fundit ishte në nëntor të vitit..

botuar më 24-08-09 6.15.PD