Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Gurkovo luajnë futboll dhe nderojnë gomarin në muze

БНР Новини
Muzeu i gomarit
Foto: wikipedia.org

Shumë përpara se në botën magjike të Hari Potërit të luajnë kuidiç, banorët e një bashkie të vogël kthejnë në copëra të veçanta rregullat e rrepta të futbollit të cilat prej kohe u janë bërë të bezdisshme. Dhe nga kurrizi i gomarëve veshgjatë fillojnë të dëfrejnë me futboll gomari. Është gjë e mjerë se akoma asnjë nuk i ka përfshirë në enciklopeditë me fakte kureshtare – por do të duhej, përderisa Gurkovo është vendi i vetëm në botë , ku Mbreti Futboll është i shtrirë në këmbët e... gomarëve.

Me fjalë të tjera gomari këtu është në piedestal. Përveç se është aristokratike nga oborri të shpërndahen zërat prej baritoni të kafshës, ato duhet të jetojnë mes bimëve aromatike. Të shtrirë në Luginën e Trëndafilit, Gurkovo ka lavdinë dhe me mjeshtërinë e vet të rriten lule aromatike, të cilat kuptohet se zbukurojnë çdo një shtëpi. Por me qenë se kjo është para së gjithësh një histori për gomarët, le të hedhim një vështrim në muzeun e tyre. Tamam kështu, Gurkovo i tërheq turistët kureshtarë me një nga simbolet e qytetit të vet – një personazh me profil kureshtar, veshë si pelengator dhe një shpirt prej filozofi.

Në muze mund të shikohen si atributet, të cilat janë të lidhura me rritjen dhe me përdorimin e gomarit, ashtu dhe eksponatet origjinale – që nga sendet e punës deri tek sendet e lidhura me jetën, si dhe sende të tjera – tregon rregulluesja e muzeut Katja Stojanova. – Disa prej tyre datojnë akoma nga shekulli i XIX si për shembull samarët, hejbe, përmenda. Po kështu kemi unaza , bucela, veshje popullore prej grash, peshkore. Dhe po, kemi dhe një gomar të balsamuar.”

Muzeu hap dyer gjatë vitit 2014, pasi bashkia fiton një subvencion evropian. Kurse në parahistorinë e tij qëndron një garë me karroca me gomarë, e cila ka lindur në vitin e largët 1971. Atëherë tre të rinj vendas u kanë premtuar kolegeve të veta nga universiteti përjetime të paharrueshme në qytetin e tyre të lindjes. Dhe kanë organizuar një garë me gomarë. Kanë filluar të ëndërrojnë të mund të shkojnë me karroca të tërhequra prej gomarëve deri në Paris, por ëndrra e tyre nuk ka parë dritë të bardhë për shkak të kufijve të mbyllur. Por banuesit e qytetit janë dashuruar pas njërit prej dëfrimeve të veta të sinqerta dhe i kanë dhënë emrin “biorali” (garë biologjike) dhe çdo vjeshtë bashkë me gomarët e shtëpisë janë mbledhur në stadiumin e qytetit. Por nuk dihet se përse me ardhjen e demokracisë gara është ndërkryer – dhe kështu deri në vitin 2005 kur tradita është rivendosur.

СнимкаNë garë mund të marrin pjesë absolutisht që të gjithë, të cilët kanë gomar dhe karrocë, nuk ka kufizime në gjini dhe në moshë. Nuk lejohet vetëm doping (speca djegëse dhe miza kali) – tregon akoma Katja Stojanova. – Përpara startit kontrollohen dhëmbët, thundrat dhe veprimtaria e rrahjes së zemrës të gomarëve. Ata marrin pjesë në garat në disiplinat për një karrocë të zbukuruar më mirë, një mbrehje më të shpejt në qerre, një garë pa samar, një tërheqje me karrocë prej gomari për forcë dhe rezistencë. Luhet dhe futboll me gomarë – pjesëmarrësit i hipin gomarit të vet dhe me këmbë mundohen të mund të arrijnë topin dhe të fusin gol në portën e kundërshtarit.

СнимкаMjerisht, sivjet mbledhja vjeshtore e njerëzve dhe të kafshëve nuk është zhvilluar për herë të parë për shkak të një fakti të vetëm – se në ngjashmëri të pronarëve të vet dhe gomarët qenkan në zhdukje e sipër. Nuk e dimë nëse mot do të grumbullohen mjaftë kafshë edhe dhe për një garë të vetme, komenton rregulluesja e muzeut. Vet ajo, pasi ka kaluar gjashtë vjet jashtë shtetit, është kthyer në vendin, i cili i sjellë shumë gëzim, por dhe pak nostalgji. Akoma me shumë brengë të madhe kujtohet për Marusjen e vet nga fëmijëria – me një inat të fortë, shumë të fortë dhe me një mendim të veçantë personal si të gjitha motrat e saj të tjera. Sot Katja Stojanova mendon se, gomari është një kafshë e nënvleftësuar, nganjëherë ajo ha dru për shkak të kokëfortësisë së vet. Por mbase është dashur të kujdesemi më shumë për të, të mos e braktisim dhe të mos ta vrasim. Sepse është duke u zhdukur, shton ajo.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: BGNES dhestarazagora.utre.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Evtim Milloshev

Bullgaria mbledh operatorë turistikë nga e gjithë Evropa në një forum prestigjioz

Vendi ynë është organizatore e Takimit Vjetor të Komitetit Evropian të Shoqatave të Operatorëve Turistik dhe Agjentëve të Udhëtimit - aktiviteti më i madh i institucionit që bashkon operatorët turistikë të Evropës. “Mikpritja e këtij takimi është një..

botuar më 24-10-24 8.40.PD
Imazhi i këngëtarit dhe muzikantit mitik trak Orfeu në një vazo të lashtë greke.

Shitja e miteve turistike nuk është e djeshme

Në kërkim të besueshmërisë shkencore, studiuesit e qytetërimeve dhe kulturave të lashta hasin edhe lajme të rreme të krijuara nga të lashtët. Gjëja më kurioze është se edhe atëherë e kanë bërë... në emër të turizmit kulturor. Një nga këto lajme të..

botuar më 24-10-23 11.24.PD
 Kisha

Një pishë e bardhë më shumë se 500-vjeçare ruhet nga banorët e fshatit Pçellarovo të malit Rodopa

Në fshatin Pçellarovo, i fshehur mes shpateve të Rodopeve Lindore, tregojnë një legjendë se në këtë zonë lulëzuan pyjet shekullore të lisit dhe arra, në zgavrat e të cilave jetonin bletë të egra. Bletaria ka qenë mjeti i jetesës së njerëzve që nga..

botuar më 24-10-20 7.45.PD