Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Shteti” – provokimi krijues i Aleks Manuillovit

БНР Новини
Foto: arkiv personal

Shoqëria civile nuk do të thotë të dalësh në protestë një herë, bëhet fjalë për një organizëm, i cili është i aftë të zhvillojë dialog mes përfaqësuesve të shtetit. Shoqëria civile duhet të jetë një faktor, i cili është i gjallë dhe i zgjuar në rast të çdo një padrejtësie në shtet dhe duhet të reagojë menjëherë ndaj çdo një goditjeje dhe çdo një gabimi të pushtetarëve.” Fjalët janë të regjisorit dhe skenaristit Aleks Manuillov, i cili arrin të grumbullojë tërë paletën prej problemeve të një shoqërie bashkëkohore në tekst – performancën e tij “Shteti”.

Autori tashmë është i njohur ndër kritikën teatrale për dramaturgjinë e tij dhe mendimin e tij origjinal si regjisor, por me “Shtetin” arrin ta tërheqë vëmendjen e kritikëve më të shquar. Sipas vlerësimeve të tyre metoda e tij është e panjohur deri tani në artin teatral.

Është përkthyer në pesë gjuhë evropiane, teksti i Aleks Manuillovit në vazhdim të dy viteve “bisedon” me publikun e huaj shumëkombësh. Mirëpo kohët e fundit “Shteti” e ka mishërimin e vet bullgar. Në Sofje vepra moderne flet në emrin e Pllamen Goranovit, burri i ri, të cilin bullgarët e mbanë mend me aktin e vetëdjegies si shenjë mospranimi të padrejtësive konkrete në shtet.

Mua personalisht më bëri një përshtypje shumë të madhe vetëdjegia e këtij njeriu për shkak të problemeve të shtetit. Kjo për mendimin tim ishte një vepër ekstreme, e cila tregon një dëshpërim të madh për shkak të situatës në Bullgari. Pllameni madje nuk ishte i vetmi, ai është një prej të gjithë 13, ose 14 njerëzish, të cilët u vetëdogjën. Shumica prej tyre ishin njerëz të rinj, të shëndoshë dhe me profesione të mira. Kështu qe trajtimi i kësaj teme nga unë ishte diçka krejt e natyrshme. Kjo ndodhi pikërisht në pjesën “Shteti”. Kjo metodë në teatër – të pakësohet roli i aktorëve dhe të rritet pjesëmarrja e publikut është diçka e re. “Kështu arrihet ndjenja se u jepet më shumë pushtet, më shumë hapësirë shikuesve, sesa krijuesit. Publiku gjithashtu e përkrah anën e krijuesit. Ai është pjesëmarrës në një proces shumë interesant” – thotë Aleks Manuillov dhe shton:

Koncepti është lidhur me faktin se duhet të diskutojmë, të përpiqemi të themi se çfarë është demokracia për ne dhe si funksionon ajo. Dhe jo vetëm ta themi, por edhe ta tregojmë, ta përjetojmë nëpërmjet një modeli skenik, teatral – kjo ishte ideja ime.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Martesa e Figaros" hap Festivalin Veror të Operës në Veliko Tërnovo

Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur. Programi do t'i ofrojë publikut opera, balet, muzikë simfonike, muzikalë dhe shfaqje koncertesh nga 27..

botuar më 25-06-27 5.05.PD

Bullgarët e suksesshëm në Los Anxhelos me një iniciativë të re muzikore

"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare..

botuar më 25-06-26 7.30.PD

Pëshpërimë nga rruga… fotografitë e Nikollaj Vasilev frymëzojnë histori letrare

Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet fluturojnë drejt interpretimeve dhe botëve të reja. Një përvojë e tillë, që na rikthen në një kohë jo..

botuar më 25-06-25 7.00.PD