Në mes të dëborës së dendur të malit Vitosha, nën rrezet e diellit dimëror dhe qiellin pa re mijëra kryeqytetas dhe miq të Sofjes vitin e dytë me radhë shënuan Ditën Botërore të Dëborës. Kjo nismë, në të cilën përfshihen qindra pushimore dimërore të 46 vendeve të botës, ka për qëllim të popullarizojë sportet dimërore ndër fëmijët.
Startin e festës sportive e dhanë skiatorët më të vogël, të cilët zbritën në një sllallom paralel në pistën “Stenata” pranë shtëpisë malore “Aleko”. Ski mësuesit me entuziazëm inkurajuan skiatorët e vogël që të japin më të mirën prej tyre. Në këtë garë festive të gjithë ishin fitues, sepse e ndërruan përtacinë me ngritjen herët në mëngjes dhe me sport. Ndërsa mali nuk vonon që të joshë secilin, që herët në mëngjes ka dalë nga shtëpia e ngrohtë.
“Dita është diellore dhe kjo na gëzon shumë – thekson Marina Shojleva nga Shoqata e Shkollave të Skive dhe të Snoubordit në Vitosha. – Sot është Dita e Borës dhe e Diellit. Qëllimi i kësaj feste është që sa më shumë fëmijë të dalin nga Sofja dhe të vijnë në mal, në mesë të dëborës të përfshihen në argëtime të ndryshme dimërore. Të gjithë fëmijët, të cilët u përfshin në sllallomin paralel morën çmime dhe gëzohemi se kështu e motivuam të vazhdojnë të rrëshqasin ski. Disa prej fëmijëve morën pjesë në garën e vrapimit me ski. Për më të vegjlit ishte konkursi për figurën më të mirë të punuar prej dëbore. Kishte edhe zbritje me biçikleta mbi dëborën, gjë që ishte shumë interesante. Kështu që për secilin kishte diçka.”
Nikollaj është 13 vjeçar dhe për herë të parë rrëshqet me ski: “Erdha këtu që të argëtohem dhe të ushtroj një sport. Më pëlqen shumë malin, sepse dita është plotë diell dhe është shumë e freskët.”
Poshtë shihet Sofja e zhytur në mjegullën gri. Mirëpo, në mal moti është i mrekullueshëm. Gjithçka të mbush me energji.
“Fenomenale! – ngazëllohet ski mësuesi Pllamen Tepaviçarov. – Dielli ndriçon, ndërsa Sofja zhytet në mjegull. Çfarë është më mirë se sa kjo të dalësh nga qyteti i ndotur. Kur ka diell edhe ndjenja është diellore, çfarë më mirë se sa kjo?”
Për herë të parë në Vitosha u organizua një garë e zbritjes me biçikleta mbi dëborë. Në trasenë me gjatësi 800 metra çiklistët demonstruan aftësi të mrekullueshmedhe mbresëlënëse. Çfarë është ndjenja, kur ecën me biçikletë mbi dëborën?
“Është krejt e ndryshme – shpjegon Svillen Mallçev. – Ato rrota dallohen nga rrotat normale dhe përjetimi nuk e ka shokun. Është tepër argëtuese. Para afro 5 vitesh mora pjesë në garën e parë me biçikleta mbi dëborë. Gjatë dimrit traseja dhe terreni dallohen nga ata të verës. Atë që më tërhoqi të ushtroj këtë sport ishte një fotografi të biçikletës për dëborë.”
Dhe në se jeni në dyshim të kaloni ditët e pushimin në të hapur në mal mund të jeni të sigurt se dobitë janë shumë. Do të dëboni jo vetëm viruset dhe depresionin, por do të takoni njerëz të buzëqeshur dhe me më shumë rëndësi është, se do të shikoni nga lartë të përditshmen e mërzitshme.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: Darina Grigorova
Canko Cankov u bë notari i parë që kapërceu një distancë prej mbi 100 km në lumin Danub. Ai e notoi pa ndalur 108 kilometra e 250 metra në lumin Danub për 18 orë, 12 minuta dhe 32 sekonda. Pjesëmarrja e tij ishte sipas rregullave të Shoqatës Botërore..
Mbi 500 pjesëmarrës në "Maratonën e Sofjes Ekiden" u nisën në një garë përgjatë rrugëve dhe kryqëzimeve kryesore në qendër të kryeqytetit midis Stadiumit Kombëtar “Vasill Levski” dhe Pallatit Kombëtar të Kulturës. Vrapimi mbahet për të dhjetën vit..
Tenisti më i mirë i Bullgarisë, Grigor Dimitrov, u kualifikua në çerekfinalen e US Open, pasi mundi rusin Andrej Rjublev. Në ndeshje që zgjati tre orë e 40 minuta, Dimitrov fitoi 3:2 sete - 6:3, 7:6 (3), 1:6, 3:6, 6:3 dhe barazoi bilancin e..