Më 3 mars të vitit 1878 me nënshkrimin e Traktatit Paqësor të Shën Stefanit i dha fund Luftës Ruso-Turke. Kështu pas një pushtimi pesëshekullor osman para bullgarëve u hapën horizonte të reja. Megjithëkëtë sot në shoqërinë bullgare zhvillohen diskutime të ashpra përsa i perkat caktimit të kësaj lufte dhe qëllimeve të Rusisë – vallë a ishin ato pushtuese ose çlirimtare. Mirëpo, ku fshihet e vërteta?
Me këtë pyetje iu drejtuam profesorit Veselin Jançev, udhëheqës i katedrës “Historia e Bullgarisë” në Universitetin e Sofjes “Shën Klimenti i Ohrid”.
“Tashmë shekullin e dytë që pas përfundimit të kësaj lufte qëndrimi i bullgarëve lëkundet në dy anët e skajshme të çështjes. Prapëseprapë, pavarësisht nga pozitat e përkohshme dhe koniunkture, për bullgarët kjo luftë do të mbetet çlirimtare, pa përjashtuar faktin, se Perandoria Ruse kishte edhe qëllime të veta. Pozitive është, se interesat e shoqërisë bullgare dhe të Rusisë në atë kohë përputheshin dhe kështu u arrit deri te rimëkëmbja e shtetësisë bullgare.”
Përveç planifikimit të operacioneve gjatë Luftës së viteve 1877 – 1878 pak dihet, se Rusia kishte plane paraprake për formimin e administratës dhe për qeverisjen e ardhshme të trojeve të çliruara:
“Që në nëntor të vitit 1876 në Rusi u krijua Kancelaria për Qeverisjen Civile të trojeve të çliruara përtej Danubit, të cilat do të shkëputeshin nga Perandoria Osmane. Qëllimi i Rusisë ishte, që aty të formohej një qeverisje ushtarako-civile me pjesëmarrjen e bullgarëve, të cilët duhet të grumbullonin përvojë administrative dhe të merrnin fatin në duart e tyre”, thekson profesori Jançev.
Cilat nga planet e Rusisë për Bullgarinë u realizuan?
“Planet e Rusisë ishin me përmasa të mëdha. Që prej shekujsh Rusia kishte dëshirë të impononte kontroll mbi Bosforin dhe Dardanelet, për ndikim në Gadishullin Ballkanik. Ajo kishte interesa globale strategjike, të cilat përputheshin me interesat e bullgarëve. Dokumentet e ushtarakëve dhe Ministrisë së Jashtme Ruse tregojnë, se pas Çlirimit Rusia kërkonte pozita në Bullgari nëpërmjet kontrollit mbi politikën e jashtme dhe ushtrinë. Zhvillimi i brendshëm i Bullgarisë nuk ishte ndër prioritetet strategjike të Perandorisë Ruse.”
Si do të zhvilloheshin ngjarjet pa Luftën Ruso-Turke dhe si mendon profesori Jançev, a do të ishte arritshme ideja e Apostullit të Lirisë Vasill Levski vet të fitojmë lirinë?
“Ideja e Vasill Levskit, në se duhet të jemi të saktë, nuk ishte, që bullgarët vet të çliroheshin, por të jepnin kontributin e tyre në çlirimin e vet, ose të paktën të asistonin si faktor në caktimin e fatit të tyre. Nuk ka ndonjë shtet ballkanik, i cili vet të fitonte lirinë pa ndihmën e Rusisë ose Fuqive të tjera të Mëdha. Bullgarët nuk ishin në gjendje të mundeshin një perandori, territori i së cilës shtrihej në tri kontinente. Çështja ishte të formoheshin liderë, të cilët pas kësaj, kur vendoseshin fatet e vendit të kishin zërin e tyre. Mirëpo, pikërisht ky nuk ndodhi. Kjo është në thelbin e shumë prej zhvillimeve të mëtejshme. Bullgarët kontribuuan për ndërhyrjen e Fuqive të Mëdha, duke përfshirë edhe Rusinë. Ata ndihmuan edhe në rimëkëmbjen e shtetësisë bullgare. Mirëpo, përfaqësues bullgarë nuk asistuan as në Shën Stefanin, as në Berlin, kur zgjidhej fati i Bullgarisë. Ne iu shpresuam vullnetit të mirë të Fuqive të Mëdha. Çështja bullgare ishte vetëm një pjesë prej krizës lindore të periudhës nga viti 1875 deri në vitin 1878. Në zgjidhjen e saj secila prej Fuqive të Mëdha ndiqte interesat e saja.”
Nga zhvillimet e këtyre viteve mund të nxjerrim mësime të vlefshme, të cilët mund të na ndihmojnë edhe sot, është i bindur profesori Jançev:
“Nga kjo periudhë ka gjëra të cilat nuk duhet të nënvleftësojmë. E para ishte synimi i bullgarëve të bëheshin pjesë e Evropës së qytetëruar, të transferonin në Bullgari parimet dhe modelet më moderne të shtetësisë, që ekzistuan. E dyta ishte synimi që qeverisja e shtetit të ri bullgar t’i mbështetej parimet e lirisë dhe liberalizmit. E treta ishte krijimi i modelit ekonomi, i cili shpejtë e shpejtë të nxirrte vendin nga prapambetja. Diskutimet vjen të dëshmonin, se në Bullgari kishte burrë të shtetit, të cilët ishin largpamës dhe shikuan dekada përpara në zhvillimin e vendit. Krahas kësaj duhet të kemi parasysh edhe politizimin e fortë të shoqërisë, luftimin e ashpër për pushtet, mohimin e së drejtës së tjetrit të kishte një pozitë të vet, gjë që bllokonte shumë ide pozitive. Luhatjet nga njeri skaj në tjetrin nuk kontribuuan për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ashendent.”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...
Muzeu Historik Rajonal në Razgrad më 30 tetor në lidhje me mbylljen e sezonit turistik organizon një xhiro falas në Rezervatin Arkeologjik "Abritus". Gjatë gjithë ditës, ata që dëshirojnë të eksplorojnë Abritusin e lashtë do të shoqërohen dhe do të..
Revolucionari i madh Ljuben Karavellov (1834-1879), shkrimtar dhe publicist i Rilindjes sonë, ka lënë një gjurmë të thellë në letërsinë bullgare si prozator,..