Kur Volen Vëllkov është në kursin e tretë në universitet, niset për në Gjermani në kuadrin e programit “Erasmus”. Aty ai ka mundësi që të mbetet dhe për një semestër të dytë, por pa bursë. Volen vendos të provojë fatin dhe fillon të kërkojë punë, duke plotësuar dhe duke dërguar CV standarde gjermane (të ashtuquajturën Lebenslauf). Pasi për një farë kohe nuk merr asnjë përgjigje pozitive fillon të mendohet, se autobiografia standarde është tepër strikte. Atëherë ai krijon një variant të vet personal për CV. Akoma kompania e parë, e cila ka marrë autobiografinë e tij, e fton për intervistë. I motivuar nga suksesi i vet Volen fillon t’i ndihmojë shokët e vet të krijojnë CV-të e tyre, në të cilat të pasqyrojnë më plotë dhe saktë talentet dhe aftësitë e veta. Jo pas shumë kohe, duke parë suksesin dhe duke e kuptuar se ky është një fushë akoma e pazhvilluar, Volen dhe akoma dy shokë të tij krijojnë platformën Enhancv – softuer, i cili lejon që të mund të krijosh CV.
Qëllimi i tij është të paraqesë pamjen e plotë të njeriut. Kështu nga njëra anë, ai do të ketë shansin të mund të tregojë më të mirën nga vetja e vet, kurse punëdhënësit – të mund të fitojnë një pamje të plotë për personin, të cilin potencialisht do ta marrin në punë:
“Qëllimi ynë është të bëjmë një CV të bukur, kurse në të të pasqyrojmë më të mirën nga njeriu. Të mos të ketë një informacion vetëm për arsimin, përvojën, gjuhët dhe mjeshtëritë, por të plotësohet dhe një informacion personal, si për shembull cilat janë gjërat me të cilat krenohesh më tepër. Të dhëna të ngjashme janë të rëndësishme për punëdhënësin, sepse tregojnë nëse personi është i motivuar, a do që të zhvillohet, cilat janë interesat e tij, a do të përshtatet me të tjerët nga ekipi. CV-ja standarde jep një pamje për njeriun vetëm me mjeshtëritë teknike. Kurse në fakt ai është shumë më tepër nga kjo. Përshkruhen përgjegjësitë, në vend të arritjeve personale. Jemi të fokusuar dhe mbi përmbajtjen. Japim shembuj, tipa, kemi funksionalitetin, i cili regjistron 30-40 lloje të ndryshme gabimesh në CV-në.”
Platforma është në gjuhën angleze, por çdo një përdorues ka lirinë të krijojë CV-në e vet në çfarëdo gjuhë që dëshiron. Përveç kësaj:
“Platforma jonë është e tipit “ajo të cilën e shkruan është ajo, të cilën e shikon”. Pjesa më e madhe e konkurrentëve tanë i japin përdoruesit të plotësojë forma dhe në fund në mënyrë automatike gjenerojnë CV, e cila në proces nuk shihet se çfarë përbën. Përdoruesit tanë mund të bëjnë disa autobiografi për poste të ndryshme. Dizajni ynë po kështu dallohet.”
Jehonat, të cilat krijuesit e Enhancv i marrin nga përdoruesit dhe punëdhënësit janë pozitive, e cila e detyron ekipin të kërkojë mundësi të reja për zhvillim:
“Aktualisht kemi rreth 250 000 përdorues. 30% prej tyre janë nga SHBA, kurse 10 % - nga Britania e Madhe. Kemi nga 5% nga tregjet e tjera më të mëdhenj, si për shembull Gjermania dhe India. Përdoruesit tanë bullgarë janë midis 3 dhe 4%. Si punëdhënësit, ashtu edhe konsumatorët preferojnë formatin tonë, sepse është më i qartë, më mirë i strukturuar dhe mbështetet më shumë mbi personalitetit. Por dhe e kemi të qartë se, do të ketë akoma shumë punë mbi formatin e CV. Ky është vetëm fillimi. Duam të fusim dhe funksionalitete suplementare, kemi dhe shumë ide. Në të ardhme do të donim që të mbyllim një cikël më të madh nga kërkimi i punës – të shtojmë dhe shpallje për punë, profile onlajn të përdorueshve. Por kjo është në një plan afatgjatë. Tani do të punojmë mbi përmirësimin e formës së autobiografisë.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin e përçarjes midis klerikëve tanë. Atëherë, megjithë nxitjet e Patrikut të Stambollit Bartolomeu,..
Shteti ynë bëhet vendi i parë në BE që ka inteligjencë artificiale në një nivel të lartë teknologjik në gjuhën e tij, krijuar nga një organizatë shkencore me financim shtetëror. Inteligjenca artificiale e gjeneratës së re, e krijuar për të punuar në..
Eurodeputetët dëgjuan 26 kandidatët për komisionerë në Komisionin e ri të Ursula von der Leyen në komisionet përkatëse. Megjithatë, përfundimi i procedurës nuk çoi në një marrëveshje mes forcave politike për Komisionin e ardhshëm Evropian dhe ambicia është..
Ekipi i shkollës së mesme të dytë angleze në Sofje “Thomas Xhefersën” fitoi Konkursin e Gjashtë Evropian të Drejtësisë për nxënës, i cili u mbajt në..
Qendra Kombëtare për Kërkime Polare dhe Instituti Bullgar i Antarktidës organizojnë një takim ndërkombëtar me rastin e Ditës së Antarktidës. Më 3..
Lidhur me miratimin të mërkurën e kaluar të përbërjes së re të Komisionit Evropian, i cili zyrtarisht mori detyrën para disa ditësh, iu kushtua më pak..