Vjet mbushën 1100 vjet nga vdekja e Shën Klimenti i Ohrid, nxënës i iluministëve sllavë, Shenjtorëve Kirill dhe Metodij. Një libër i ri i kushtuar këtij personaliteti i madhërishëm kishte premierën e vet në Muzeun Regjional Historik të Sofjes: “Klimenti i Ohrid dhe fillimi i letërsisë bullgare”. Autorja e tij është profesoresha Vasja Velinova, drejtoreshë e Qendrës së Studimeve Sllavo Bizantine “Profesor Ivan Dujçev” pranë Universitetit të Sofjes “Shën Klimetni i Ohrid”. Librin e prezantoi docenti Georgi Nikollov, zëvendës dekan i Fakultetit Historik të universitetit. Vepra është fryt i përpjekjeve shumëvjeçare studimore dhe autorja është me shpresë, që libri do të arrijë deri te një rreth të gjerë lexuesish.
“Shën Klimenti i Ohrid e ka meritën, që sot ne të flasim në gjuhën letrare bullgare, t’i gëzohemi poezisë bullgare, kinemasë dhe dramaturgjisë bullgare – thekson profesoresha Velinova. – Ky njeri i hodhi themelet e gjuhës sonë letrare, të fjalës sonë artistike. Ai formoi dhe edukoi te pasardhësit e tij shijen ndaj poezisë, ndaj iluzionit dhe fantazisë, të cilët janë në thelbin e çdo veprimtarie letrare. Prandaj emri i tij mbijetoi përmes shekujve. Kur njeriu shikon aq shumë kopje kanë veprat e tij, se si ato riprodhoheshin edhe gjatë epokës së Rilindjes Bullgare, zbulon, se talenti i tij është në thelbin e kësaj jetëgjatësie krijuese. Dhe diçka tjetër Klimenti i Ohrid është një shkrimtar i lashtë bullgar. Nuk e shfrytëzoj termin “sllav” sepse ai nuk është tepër i saktë. Vepra e Shenjtorit Klimenti i Ohrid lulëzoi në Bullgari, gjuha e lashtë bullgare ishte ajo, e cila ishte në thelbin e liturgjive fetare dhe u bë gjuha e tretë e shenjtë në të cilën kryheshin shërbimet fetare në Evropën e Mesjetës. Kjo ishte një arritje jo vetëm e Shenjtorit Klimenti i Ohrid dhe e nxënësve të vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij. Kjo ishte një arritje e pushtetarëve bullgarë – princit Boris dhe mbretit Simeon, gjë për të cilën të gjithë ata meritojnë nderimet tona. Në shekullin IX pushtetarët e Bullgarisë e kishin të qartë se pa libra dhe pa arsimim në gjuhën amtare, pa njohjen e kulturës dhe etikës së krishtere, shteti nuk mund të prosperonte.”
Do të shtojmë se profesoresha Velinova mbrojti një disertacion me temë “Parime kompozicione stilistike në fjalitë lavdëruese të Klimentit të Ohrid”. Para vitesh udhëheqës i saj shkencor ishte shkencëtari i njohur Krasimir Stançev, njeri prej më të avancuarit në studimin e krijimtarisë së Shenjtorit Klimenti i Ohrid:
“Emri i Shën Klimenti i Ohrid në të vërtetë bashkon – thekson profesoresha Velinova. – Tani kur pas aq vitesh u ktheva te kjo problematikë, pasi mbrojtja disertacionin, zbulova se kjo është një temë e përjetshme në shkencë, zbulova, se çdo brez studiuesish zbulon problemet e veta dhe i zgjidh në ndonjë mënyrë të shkëlqyeshme, gjë që e pasuron pamjen e tij, pasuron dituritë tona për këtë epokë, doemos atëherë kur studimet janë të bërë në mënyrë të ndërgjegjshme. Kam dëshirë t’i falënderoj Institutit Shkencor të Maqedonisë për mundësinë të përfshihem edhe në këtë varg studiuesish me librin tim i kushtuar Shenjtorit Kliment.”
Botimi përbën librin e gjashtë nga vargu “Biblioteka e Vogël Maqedonase” të Shoqatës Bullgare të Fiseve nga Maqedonia.
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Fotografi: BGNES
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..