Në kryeqytet po vazhdon festivali muzikor ndërkombëtar “Javët Muzikore të Sofjes”, i cili sivjet ofron një program me të vërtetë interesant. Më 14 qershor do të mbahet koncerti “Premierat” i Ansamblit të Dhomës “Solistët e Sofjes”, për të cilin na tregoi dirigjenti i formacionit prestigjioz prof. Pllamen Xhurov:
Koncerti ynë do të mbarojë me “Vdekja dhe Vajza” – një kuartet i njohur i Franc Shubertit, por nën redaktimin e Gustav Malerit. Këtë variant Maler e bëri në fund të shekullit të XIX. Në atë kohë kompozitori ishte dirigjent i Filarmonisë së Berlinit, me të cilën ai e ka interpretuar veprën. Ne do ta paraqitim me përbërjen e zakonshme të “Solistëve të Sofjes”. Shpresojmë ta paraqesim këtë program diku tjetër. Posaçërisht “Kiaroskuro” nga Gia Kançeli, që me të vërtetë është një vepër e jashtëzakonshme – ajo është shumë e qetë, me shumë psikologjizëm. Në fund të qershorit Ansambli i Dhomës “Solistët e Sofjes” do të marrë pjesë në festivalin “Vera e Varnës”. Në programin në fjalë është përfshirë edhe vepra e Çajkovskit “Stinët e Vitit”, solisti është Georgi Çerkin, piano. Pas kësaj do të ketë dy koncerte në Festivalin Ndërkombëtar “Ditët e klasikes” – Ballçik. Kurse në Festivalin e Arteve “Apolonia” formacioni do të paraqesë një program, i cili do të ekzekutojë muzikë vetëm jashtë shtetit. Vepra më interesante atje (sipas prof. Xhurovit) është Koncerti për Kitarë dhe Fizarmonikë. Solistët janë Krasimir Shterev – fizarmonikë (i cili që prej vitesh jeton dhe punon në Vjenë) dhe Georgi Vasilev – kitarë (i cili banon dhe punon në Zvicër). Në fund të shtatorit “Solistët e Sofjes” do të paraqitin veprat e dekoruara në edicionin e tetë të konkursit ndërkombëtar të kompozimit “Sofja – 2017”, organizuar nga bashkia e kryeqytetit “Krasno Sëllo”. Pas kësaj do të ketë koncerte në stinën e re të muzikore, e para prej të cilave është bashkë me “Kuarto Kuartet”.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Kënga "Mjeshtri i Bojanës" mbeti gjatë në repertorin e Lili Ivanovës. Në YouTube mund të shihen dhe dëgjohen shumë interpretime të saj nga koncerte të ndryshme gjatë viteve dhe për mua është vërtet një gëzim që kjo këngë, edhe sot – më shumë se 55..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një formati televiziv muzikor dhe duke ndërtuar një karrierë mbresëlënëse me një prani të..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti është e ardhmja e muzikës në epokën e inteligjencës artificiale - ajo do të zhvillohet si në koncerte,..
Kënga "Mjeshtri i Bojanës" mbeti gjatë në repertorin e Lili Ivanovës. Në YouTube mund të shihen dhe dëgjohen shumë interpretime të saj nga koncerte..
Varna po pret edicionin e 12-të të Festivalit RADAR Beyond Music, i cili do të zhvillohet midis 7 dhe 10 gushtit. Tema e ngjarjes së këtij viti..
Një top energjie, kjo është DARA - vajza nga Varna, e cila "shpërtheu" në jetën muzikore bullgare një dekadë më parë, duke shkelur në trampolinën e një..