Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Denis Durall: Për mua bletët janë një ”histori e gjallë”

БНР Новини

Sivjet me një diplomë për një projekt më iniciativë në Konkursin Kombëtar për një dekoratë Evropiane për fermerë të rinj qe i dekoruar 33 vjetari Denis Durall nga fshati i rrethit të qytetit Silistra - Bradvari. Me 120 kosheret e vet, me të cilat zhvillon një apikulturë biologjike dhe në të dyja hektarët e tokës , në të cilën rrit shafran, ai mundi të tejkaloi fermerët e shumtë me ekonomi më të mëdha për nga përpjesëtimet.

E gjejmë në zgjuan e bletëve të tij, në mes të pyllit prej akacie në fshatin e tij të lindjes, të nxjerrë mjaltë. Pas mjaltit të grumbulluar prej akacie dhe prej blini , tani i vjen radha atij prej luledielli. Nuk e fsheh kënaqësinë e vet, më në veçanti pas rendimentit të vjetshëm të keq për bletarët bullgar.

Pse u drejtuat drejt prodhimit të mjaltit biologjik?

Снимка

Sipas meje kjo është e ardhmja-përgjigjet Denis dhe sqaron. Për mua nuk ekziston një dilemë tjetër. Në qoftë se është bletaria, ajo duhet të jetë biologjike. E njëjta gjë i përket dhe shafranit, të cilin e prodhoj. Ai po kështu është biologjik. Kokat për mbjellje kanë certifikatë franceze. Shafranin e marrë ja shes furnizuesit tim francez. Si një njeri i cli kupton nga varietetet, preferoj gjithmonë ushqimet organike. Që aty erdhi dhe dëshira time për zhvillimin e rritjes organike të bletëve dhe një prodhim biologjik.

СнимкаI riu nga krahina e Dobruxhës viziton anë e mban botën , ka punuar për një periudhë të gjatë kohe në Angli dhe në Gjermani, e ka provuar kësmetin e vet në fusha të ndryshme, por nostalgjia e kthen në krahinën e tij të lindjes Bradvari. Që nga viti 2014 ai merret me apikulturë biologjike, kurse që nga viti 2015 me prodhimin e shafranit.

Pyetjes se si dhe ku e shet mjaltin e prodhuar Denis Dural përgjigjet:

Deri vjet nuk isha i pajisur me certifikatë për prodhimin e mjaltit organik. Tani, mjalti i prodhuar prej meje fitoi një miratim në Angli. Në sajë të kësaj njohjeje, tanimë kam marrëveshje të nënshkruara me firma të mëdha evropiane për shitje të mjaltit organik në tregjet evropiane.”

Denis Durall është inxhinier bujqësie sipas profesionit, por që ku vjen dashuria e tij ndaj bletëve? Përgjigja e kësaj pyetjeje nuk ka sesi të mos na befasojë:

Mua më pëlqen shumë historia. Kur mblidhemi me shokët, ne flasim për historinë, shqyrtojmë, debatojmë dhe bëjmë analiza. Dhe për mua bletët janë “një histori e gjallë” - mënyra e tyre e jetesës dhe puna e tyre. E gjithë jeta në një koshere vërtitet dhe formohet e ndërtohet rreth “bletës nënë” ose e ashtuquajtura “bleta mbretëreshë”. Ja përse ato më befasojnë me të gjithë organizimin e familjes së bletëve , kurse unë nuk pushoj që ti studiojë. Për mua bletët janë një çudi.

Prandaj njerëzit, të cilët duan të merren me rritjen e bletëve, vetëm për paratë dhe për të ardhurat e lehta, sipas Denis Durall, nuk ka sesi të mund të kenë ndonjë sukses të madh pa futur dhe diçka nga vetja e vet:

Në themel të bletarisë duhet të qëndrojë dashuria e madhe ndaj bletëve. Dhe në fund, pas kësaj mund të mendohet për para. Në qoftë se filloni të rrisni bletë duke menduar se, këtu bëhen para të mëdha dhe të lehta, kjo punë nuk ka sesi të vazhdojë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Fotografi: arkiv personal



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD

Komisioni Von der Leyen 2 – i shpallur, por i pasigurt

Emrat e këtij Komisioni Evropian nuk janë më spekulime apo hamendje, por fakt. Struktura gjithashtu dhe ajo që është e qartë është se janë 6 nënkryetarë ekzekutivë por struktura e nënkryetarëve të zakonshëm është hequr. Siç pritej, secila prej..

botuar më 24-09-25 6.48.MD

Në sistemin arsimor janë të dukshme edhe të metat e shoqërisë sonë

Pas ditës së parë të shkollës për nxënësit në Bullgari - 15 shtator - vjen koha për të nisur vitin e ri shkollor edhe për studentët, pasi shumica e institucioneve të arsimit të lartë në vendin tonë hapin dyert më 1 tetor. Në këtë interval prej rreth dy..

botuar më 24-09-25 7.35.PD