Tema për arsimin shpesh gjen vend në emisionet e lajmeve dhe gjithmonë provokon diskutime dhe mendime të ndryshme. Mirëpo një gjë gjithmonë pranohet nga të gjithë pjesëmarrësit në këto diskutime – se ka nevojë për më shumë investime në fushën e arsimit. Ky është përfundimi i gazetarëve pas çeljes së konferencës së shtatë ndërkombëtare, kushtuar arsimit dhe biznesit. Kureshtar është fakti se ajo u zhvillua në formën e emisionit të drejtpërdrejtë televiziv. Nisma ishte përkrahur nga shumë partnerë dhe sponsorë dhe secili prej tyre shtoi nga diçka të re ndaj temës. Para publikut të gjerë televiziv dhe para pjesëmarrësve në sallë sivjet u shtrua një çështje globale, e cila do të bëhet gjithnjë e më aktuale në të ardhmen dhe e cila do t’i prekë të gjitha sferat e biznesit. Bëhet fjalë për njohuritë digjitale dhe në fushën e mediave të shoqërisë sonë. Teknologjitë ndryshohen shpejt dhe nuk është larg koha, kur robotët do t’i zëvendësojnë njerëzit në profesionet, të cilat nuk kërkojnë kualifikim të lartë dhe njohuri të posaçme. Sipas mendimit të përbashkët të pjesëmarrësve në konferencë pikërisht arsimi do të jetë lënda më e rëndësishme në të ardhmen, sepse bota shpejt ecën përpara dhe është me rëndësi që njeriu të jetë “krahë për krahë me kohën teknologjike” gjatë tërë jetës së tij.
Ndër pjesëmarrësit në këtë konferencë kishte ambasadorë dhe përfaqësues të institucioneve të huaja në Bullgari, menaxherë në kompani të njohura dhe njerëz të rinj të diplomuar në Bullgari apo jashtë shtetit, që sapo fillojnë karrierën e tyre në shkencë apo në biznes. Petër Andronov është ndër përfaqësuesit e sferës së bankave te ne. Është një njeri pragmatik, i cili kupton sa i rëndësishëm është roli i arsimit për suksesin e biznesit sot dhe në të ardhmen. Ai nënvizoi se ka nevojë për diskutime të tilla, të cilat i bashkojnë pozitat e arsimit dhe biznesit. Sipas fjalëve të tij bota zhvillohet shpejt dhe ofron modele të zhdërvjellëta të arsimit, mirëpo praktika e mësimit në Bullgari “vazhdon të lëvizet për inerci në drejtimin e kundërt”.
„Në çfarë arsim duhet të investojmë kështu, që të jemi të përgatitur për të ardhmen? Të gjitha raportet botërore, kushtuar profesioneve të së ardhmes, tregojnë se një pjesë e madhe e veprimtarive që janë lidhur me punë fizike do të zbatohen nga robotët. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë shumë vende pune janë zënë nga robotët. Raportet tregojnë gjithashtu se profesionet, të cilët nuk mund t’i zbatojë intelekti artificial, janë ato të lidhura me punë intelektuale dhe me emocione. Kudo shpjegohet se do të ketë profesione të reja dhe sistemi i arsimit duhet të ndryshohet dhe të adaptohet në mënyrë të re. Diçka tjetër është me rëndësi – shtetet, të cilat nuk investojnë në arsim nuk do ta kenë përgatitjen e duhur për të ardhmen. Në to në 84% prej vendeve të punës do të mund të punojnë robotë. Shoqëritë, të cilat që tani fillojnë të investojnë në arsimin e llojit të ri do t’i përballojnë këto sfida më lehtë, do të jetojnë më mirë dhe do të kenë standard më të lartë të jetesës. Një aspekt tjetër i çështjes sipas analizatorëve është se në të ardhmen njerëzit do të jenë detyruar të arsimohen gjatë tërë jetës së tyre, jo vetëm në 20 vitet e para. Një pjesë e nismave korporative të bankave janë drejtuar te dijet në fushën e financave dhe ne investojmë në to. Megjithëse është i vogël, ky është kontributi ynë ndaj përpjekjeve të përbashkëta për zhvillimin dhe modernizimin e arsimit.”
„Arsimi është një sistem, i cili ka lidhje të drejtpërdrejtë me të ardhmen. Puna mbi sistemin bullgar të arsimit ka të bëjë me revolucionet teknologjike dhe evolucionet shpirtërore” – tha Denica Saçeva, Zëvendësministrja e arsimit. Ajo shpalli një iniciativë të re të Ministrisë së saj për mbledhjen e të gjitha ideve për përkrahjen e arsimit. Një portal i specializuar i internetit do t’i popullarizojë këto ide dhe shoqëria do të mund të informohet për zbatimin e propozimeve në praktikë. Programet e biznesit që kanë provuar efikasitetin e tyre do të marrin përkrahjen e Ministrisë dhe do të bëhen kombëtare.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Gati 2/3 e bullgarëve kanë deklaruar se kanë qenë të lumtur në vitin 2024. 26% janë përgjigjur negativisht në sondazhin tradicional të fundvitit të “Trend”,..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për..