Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Doktori Kallojan Kukov: ”Pacientët me HIV tanimë jetojnë si këta me diabet, astmë dhe sëmundje të tjera kronike”

БНР Новини
Foto: arkiv

Në sajë të përparimit në mjekësi gjatë 30 vjetëve të fundit, sot në lidhje me Ditën Botërore për luftë me SIDËN-1 dhjetor, mund të themi se virusi fare nuk është një kërcënim i tillë për jetën e njeriut , siç ishte përpara viteve. Shërimi i ri dhe modern e kontrollon infektimin me HIV dhe lejon dhe kontakt seksual, duke e ulur seriozisht rrezikun që partneri të infektohet. Këto janë konkluzionet e reja mjekësore, të cilët i ndanë kohët e fundit konsulentët në Programin për parandalim të HIV/SIDA-s, të financuar nga fondi Global për luftë kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries. Sipas fjalëve të specialistëve, në qoftë se njeriu e zbulon herët infeksionin dhe fillon menjëherë terapinë, ajo ndikon mbi shumëzimit të virusit. Kur nuk përhapet, virusi “fshihet” në nyjet limfatike. Kjo e ul deri në minimum transmetimin e tij në rrugë seksuale. Sipas mjekëve çdo gjë varet nga gjendja e sistemit imun të pacientit  dhe se në çfarë niveli është infeksioni, kurse shërimi zakonisht zgjat 3-4 muaj.

Për mjekimin e SIDA-s tanimë është i mjaftueshëm pranimi vetëm i një tablete të kombinuar”, thotë profesoresha Tatjana Çervenjakova. Ajo sqaron, se aktualisht ka sëmundje të ndryshme serioze, nga të cilat njeriu mund të arrijë deri në probleme më të rënda shëndetësore. Për HIV-in gjatë viteve të fundit gjërat kanë ndryshuar rrënjësisht. “Gjatë zbulimit të virusit në fillim të viteve 80 sëmundja konsiderohej si një sëmundje e mprehtë dhe vdekjeprurëse. Tani ne po e përballojmë këtë infeksion për një periudhë të gjatë kohe. Njeriu mund të jetojë me këtë sëmundje, mjafton që t'i përmbahet mjekimit të caktuar”– shton profesoresha Çervenjakova.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, rastet e reja të zbuluara këtë vit janë 220 HIV-sero pozitivë, tek mbi 260 000 personave të testuar. Po ruhet tendenca nga vitet e fundit që numri i meshkujve të regjistruar të jetë më i madh nga ky i grave të infektuara, kurse 12% janë infektuar gjatë përdorimit të narkotikëve me injeksion. Për periudhën 1986-2017 në Bullgari janë regjistruar përgjithësisht 2 694 persona me HIV infeksion, që është rreth 1% nga popullsia dhe nuk zgjon shqetësime për një shpërndarje në masë. “Njerëzit, të cilët janë infektuar janë vetë-diskriminues dhe shumë vështirë kthehen drejt një specialisti” - thotë psikologu klinik nga spitali me shumë profile universitar për një trajtim aktiv “Shën Marina” doktor Kallojan Kukov. Nga praktika e tij ai konstaton se, kthimi i këtyre pacientëve  drejt jetës normale është një proces mjaft i gjatë. “Tek ai nevojitet një qëndrim kompleks, i cili përfshin funksionimin biopsikosocial të njeriut”– sqaron doktori Kukov.

Edhe sivjet 1 dhjetori është shkas që të mund të ndryshohen masat preventive me të cilat njeriu të mund të mbrohet  nga infeksioni me HIV. Në vend të parë mbetet këshilla për seks të parrezikshëm, të mos të ketë shpërdorim me injektimin në vena me narkotikë, pacientët të njoftojnë për çdo një dyshim të vet, se diçka nuk është në rregull përpara mjekut personal. Dhe në fund le të rikujtojmë fjalët e doktorit Kukov, se “jeta me HIV sot nuk dallohet nga ajo që njeriu të mund të jetojë me diabet, astmë ose ndonjë sëmundje tjetër kronike.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjeorgjia: tërheqja nga vlerat evropiane dhe përgjigja e mundshme e BE-së

Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të forcës nga policia, ndalimin e protestuesve dhe liderëve të opozitës dhe persekutimin e synuar të..

botuar më 24-12-17 8.40.MD
Lojat me maska

Në Sofje hapet ekspozita "Thesaret e gjalla njerëzore - Bullgari"

Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore - Bullgaria" në qendër të Sofjes, nën kupolën “Largoto”. Ekspozita paraqet 44 elementët e trashëgimisë..

botuar më 24-12-17 5.55.PD

Një projekti ruan traditat dhe zakonet e bullgarëve të Bosilegradit

Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të banuara nga bullgarë etnikë. Videot mund të ndiqen përmes portalit "Glaspress" dhe Agjencisë..

botuar më 24-12-16 4.04.MD