6
Peter Georgiev-Ray është një piktor bullgar, shkrimtar dhe aktor, i cili punon në Kanada. Në Bullgari erdhi, për të prezantuar krijimtarinë e tij si piktorë në një ekspozitë bamirëse në përkrahje të Bibliotekës Kombëtare “Shenjtorët Kiril dhe Metodi”.
“A e dini, dashuria ime ndaj artit më ndryshoi. Kushtet e reja të jetesës më detyronin të kërkoja mjete të tjera shprehëse, të kultivoja talente të tjera në veten time”. Kështu filloi biseda jonë me Peter Georgiev-Ray, i cili i ka mbaruar studimet në degën e mjeshtërisë së aktorit në Bullgari. Por në Kanada në fillim ai nuk e dinte anglishten në mënyrën e duhur për role të mira. Më parë atje merret me shkrimin e poezisë dhe prozës, kurse pas kësaj dhe me pikturim. “Ky realizim erdhi disi nga vetvetja dhe ai më ndryshoi”.
A ka qenë e vështirë për të, të gjejë shokë përtej Oqeanit? Në kohën e kaluar bullgarët kanë emigruar për në Kanada në grupe të mëdha, kanë jetuar bashkë, e kanë përkrahur njëri- tjetrin, tregon Peter Georgiev-Ray. Më e vështirë ka qenë me njerëzit vendas:
Fillimisht njeriu duhet të dëshmojë veten në ndonjë farë sfere, në mënyrë që të mund të gjejë shokë. Çdo gjë bëhet përmes realizimit tuaj”. Nga librat e tij, Ray vlerëson më lart romanin “Mendimtari ose veçmas me një njeri, i cili ka jetuar”. Ai filloi ta shkruante akoma në Bullgari. Dhe këtu kushtet e jashtme e shtynin të gjente edhe një talent në vetvete. Në klasën e mjeshtërisë së aktorit ai ka pasur shqetësime të fliste përpara shumë njerëzve. Në skenë pak nga pak ka filluar të tregohet, por njëkohësisht ky shqetësim e drejtoi drejt shkrimit.
Karriera e tij e piktorit po kështu nuk zhvillohet në bazë të recetave. Në intervistat e tij Ray thotë se romani i tij surrealist, ka thirrur pamje në imagjinatën e tij virtuale. Libri më provokoi...Nuk kam vajtur në asnjë lloj kursesh. Fakti, se nuk kam arsim akademik në pikturim, më dha mundësi të mos i marrë parasysh të gjitha ligjet. Sepse unë bile nuk i di. Thjesht shpreh vetveten në mënyrë fare të hapur e të çiltër, në mënyrë spontane, pa pasur shqetësime.
Pse ka vendosur që të bëj një ekspozitë bamirëse në përkrahje të bibliotekës Kombëtare?
Ne kemi një bibliotekë të shkëlqyer, tepër të bukur, tregon Ray. Koleksioni i saj është i pasur. Dhe shoqëria jonë, që të gjithë ne, duhet të fillojmë të kujdesemi për këtë bibliotekë. Nuk mund të presim vetëm qeverinë ose drejtorinë e kësaj biblioteke të kryej çdo gjë. Kjo nuk është e mundur, e kuptoni, ne jemi një shtet i varfër, i cili nuk mundet t’i sigurojë krejtësisht nevojat tona të lidhura me letërsinë dhe kulturën. Vetë ne, bullgarët, duhet të bëjmë diçka , që të ndihmojmë letërsinë tonë. Çdo një prej nesh mund të bëjë diçka.
Përpara disa vjetëve ai ka dëshmuar se “deti është deri në gjunjë”-e thotë këtë në lidhje me suksesin e tij të hyjë në Institutin e lartë të artit teatral në Sofje, i cili është një institucion prestigjioz dhe pothuajse i paarritshëm. Kjo qe një ngjarje për tërë qytetin. Mbase prej 20-25 vjetëve nuk kishte pasur student nga qyteti Pernik në akademinë teatrale. Përpara kësaj askush nuk besonte në suksesin tim askush nuk më inkurajonte. Kujdestarja e klasës i kishte thënë nënës sime: “Kjo është e pamundur të bëhet, ai nuk do të mundet-deti nuk është deri në gjunjë”. Por, njeriu i ri e ka arritur suksesin duke u përgatitur për provimet në kohën e kazermës. A është po kaq optimist dhe sot? “Nisu, është një mashtrim të mendosh, se nuk ka rrugë deri në majë, deri në të cilën nuk ka arritur asnjë”-përgjigjet Petër Georgjiev.
Në anglisht “Ray” do të thotë “rreze”, ”ndriçim” – përse ka vendosur të zgjedh këtë pseudonim? Kur në Kanada, ka filluar të pikturojë, tregtari i parë, me të cilin është takuar, e ka këshilluar të ndryshojë diçka në emrin e tij. Sepse arti i Evropës lindore është nënvleftësuar. Është mirë të kesh diçka më të çuditshme në emër, e cila të mos të japë mundësi të jesh i refuzuar, përpara se njerëzit në përgjithësi të dinë talentin tënd dhe prandaj unë e shtova këtë fjalë. Por është dhe fjalë e bukur dhe doja që në momentin kur po shkoja në një shtet të ri, edhe përmes emrit të mund të ve një fillim të ri, thotë Petër Georgjiev-Ray.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: nationallibrary.bg dhe Ivan Dobromirov
“Një libër plot humor, por edhe me të vërteta që mund të jenë të dhimbshme” – Peter Georgiev Ray hapi perden drejt romanit të tij të ri "Dita kur më morën virgjërinë", premiera e të cilit u zhvillua më 6 tetor në galerinë “Bullgarë” në kryeqytet...
Më 15 tetor, në Bibliotekën Rajonale "Dora Gabe" në qytetin Dobriç do të hapet Ekspozita Filatelike “Dobriç Fileks 2025”. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri më 17 tetor dhe i kushtohet 85-vjetorit të rikthimit të Dobruxhës së Jugut në..
Në zemër të Sofjes, në ndërtesën prestigjioze të Universitetit “Shën Kliment Ohridski”, u shpalos një copëz shpirti shqiptar. Bëhet fjalë për prezantimin e romanit “Gërsheti i prerë” nga shkrimtarja e njohur Majlinda Bregasi – një zë i fuqishëm i..