“A e dëshiron këtë sorkadhe? Vetëm për pesë leva do të ta jap!” Një propozim të tillë të papritur e dëgjoi një burrë, i cili vajti në treg për të blerë kërpudhë. Burri hapi torbën dhe përbrenda shikoi një sorkadhe të porsalindur. Pas një zënke burri arriti të marrë sorkadhen dhe t’ia dorëzojë Fondacionit “Kafshë të egra”. Aty ndaj Nelit, siç e emëruan kafshën, shfaqen kujdese adekuate. Mirëpo, ky rast nuk është i vetmi i këtij lloji.
“Në fondacion na sinjalizojnë nga mbarë vendi për shitje të paligjshme të kafshëve të egra. Posaçërisht për sorkadhet disponojmë informacion, se njerëzit organizohen për të vajtur në pyll për të kërkuar të vegjlit që t'i shesin” – tregon Ljubomilla Krivoshieva, themeluese e Fondacionit “Kafshë të egra”. Kjo organizatë bashkon vullnetarë të cilët merren me mjekimin e kafshëve të dëmtuara të egra. Si u reagojnë organet përkatëse rasteve të tilla - thënë sinqerisht ato nuk marrin sinjale.
“Njerëzit nuk janë mësuar të sinjalizojnë për raste të tilla kështu që të parandalohen krime të këtij lloji. Për ne duhet të bëhet si një zakon kur shikojmë ndonjë gjë të pazakonshme të reagojmë dhe të informojmë organet ose organizatat që mund të bëjnë diçka në momentin, në të cilin ndodh krimi, jo pas kësaj” – shpjegon Ljuibomilla Krivoshieva.
Për fat të keq nuk janë pak rastet, kur njerëzit privojnë kafshë të gjetura të dëmtuara nga shansi i tyre të shpëtohen. Kjo sepse ata nuk i njohin zakonet e tyre:
“Ne disponojmë informacion për kafshët kryesisht nga përrallët. Por në to imagjinata e krijuesve nuk i ka përshkruar tiparet e sakta të kafshëve të veçanta. Për shembull se iriqët ushqehen me gjarpërinj. Mirëpo, gjarpërinjtë nuk janë të dëmshme siç i përshkruajnë në përrallët. Krahas kësaj nuk mund të shpresojmë se iriqi në oborr do të dëbojë gjarpërinjtë.”
Kur njerëzit zbulojnë ndonjë kafshë të dëmtuar, jo rrallë vendosin vet të luftojnë për jetën e saj. Mirëpo, rritja e kafshës së egër është një gjë specifike. Rrallë herë ndonjëri i cili nuk ka bërë ndonjë gjë të tillë mund të ndihmojë kafshën, thekson bashkëbiseduesja dhe shton:
“Rritja e kafshëve të egra në shtëpi është e paligjshme. Krahas kësaj nuk është e domosdoshme që vetëm të ushqehen, por duhet të përgatiten edhe për jetën përjashta.”
Në se do të hasim ndonjë kafshë pa strehë dhe nuk dimë si të reagojmë më të mirën që mund të bëjmë para se të kërkojmë specialistët, sipas bashkëbisedueses është:
“Ta vendosim në një kuti me vrima nga ku do të hyjë ajri. Njerëzit nuk e pranojnë dhe e hedhin poshtë këtë ide. Mirëpo, kur kafshët janë të vendosura kështu janë më të qeta, sepse nuk shikojnë çfarë ndodh përreth dhe nuk shikojnë se njeriu është aq afër, gjë që është një stres për ta. Problemi është se njerëzit nuk e kuptojnë sjelljen e kafshës. Për shembull kafsha është e trembur, por njerëzit mendojnë, se kur e përqafojnë ajo qetësohet.”
Në një kohë kur disponojmë telefona dhe teknologji të llojllojshme, reagimi më i mirë kur hasim ndonjë kafshë në fatkeqësi, është të kërkojmë ndonjërin, i cili mund t’i japë atij ndihmë profesionale. Ky është këshilli i Ljubomilla Krivoshievas, e cila që kur ishte e vogël e lidhi jetën me kafshët. Për të kontakti me kafshët është një kontakt me shokë. Dashuria ndaj kafshëve u bë shkak për krijimin e fondacionit. Mirëpo, financimi i saj është një problem, sepse ai u shpreson kryesisht vullnetarëve. Ëndrra e saj është të ndërtojë një qendër për shpëtimin e kafshëve të egra. Fondacioni pranon më se 3000 kafshë në vit, megjithëqë punojnë në një klinikë të vogël veterinarie. Megjithëqë fondacioni e ka përkrahjen e Bashkisë së kryeqytetit, punimet ecin ngadalë.
Foto: wildanimals.bg
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..
Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit..
Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të..
Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi..