Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

TechnoMagicLand – territor për kuriozitete të mëdha dhe të vogla

БНР Новини
Foto: technomagicland.com

Që sivjet Sofja tanimë ka vendin e vet të posaçëm, magjik ku duke dëfryer, fëmijët  përvetësojnë dije të ndërlikuara shkencore, mësojnë ti bëjnë pyetje njëri-tjetrit, të kërkojnë përgjigje dhe të bëhen zbulues – TechnoMagicLand. Qëllimi i qendrës është të mund të ndez tek fëmijët interesin ndaj shkencës dhe teknologjive, tu ndihmojë në përgatitjen e të ashtuquajturave “profesione të së ardhmes”, përmes metodave të aplikimit dhe tu propozojë një takim të angazhuar dhe njëkohësisht dëfryes me katër fusha mjaft specifike.

Këto janë shkencat e sakta, teknologjitë, inxhinieria dhe matematika. Në ekspozitën e tanishme, minimum 1/3 nga e cila do të rinohet për vit, janë të përfshira fizika, matematika, informatika, kurse me demonstrimet, të cilat zhvillohen dhe kimia, teknologjitë moderne me tre dimensione , me të cilat fëmijët e sotëm do të realizohen dhe prandaj duhet të mësohen akoma që tani me to si me diçka të njohur dhe të përvetësuar – 3D printer, 3D skaner, realitet virtual”, – tregon krijuesi i projektit Ognjan Trajanov.

Снимка

Këtu fëmijët, duke luajtur mësojnë sesi të mbledhin një kompjuter dhe të krijojnë një program kompjuteri, si kthehet sinjali analog në digjital, si sinjali digjital mund të ngjishet, njihen me aftësitë e metalit të mbaj mend formën dhe të rrjedh.

Снимка

Për këtë se, çfarë e shtyn drejt krijimit të qendrës shkencore për fëmijët, Ognjan Trajanov thotë:

СнимкаNga njëra anë frymëzim dhe motivacion morra nga qendra të ngjashme  nëpër botë. Nga ana tjetër, duke analizuar në mënyrë racionale se ku fshihen shkaqet e kësaj të mos të ketë interes ndaj teknologjive dhe shkencave të sakta, të mungojnë kandidat-studentë, të mungojë një interes të klasave në gjimnazet profesionale, arrita deri në konkluzionin, se një vend i tillë duhet të krijohet.

Ideja nuk takon përkrahje nga ana e shtetit. Dorë zgjat biznesi privat. Grupi bazë i moshës, drejt të cilit janë të drejtuar instalimet në qendër, janë fëmijët nga 7 deri më 14 vjeç, tregon Trajanov duke sqaruar:

Снимка

Prisnim që një e treta nga vizituesit të jenë të moshuar, kurse dy të tretat fëmijë. Por, për çudinë tonë më të madhe aktualisht vizitat nga të dyja grupet e moshës janë të barazuara. Kemi vizita nga njerëz të moshuar dhe pa fëmijë. Në bazë të kësaj mënyre togfjalëshi “Qendër e fëmijëve” po zbehet”.

Снимка

Spektri i gjerë i vizituesve është një sfidë e madhe, të cilën ekipi i TechnoMagicLand po e përballon me sukses. Një dëshmi për këtë është pjesëmarrja aktive dhe përjetimi midis fëmijëve dhe prindërve gjatë punës me instalimet ose gjatë kohës së demonstrimeve shkencore, të zhvilluara nga bashkëpunëtorët e qendrës. Por, siç sqaron Ognjan Trajanov, kujtimet tona më të forta nga fëmijëria janë të lidhura pikërisht me momentet, të cilat i kemi kaluar me prindërit tanë, kur ata na kanë treguar diçka na e kanë sqaruar dhe e kemi përjetuar bashkërisht. Në qoftë se fëmijët dhe prindërit kanë vështirësi gjatë kryerjes së detyrave të ndryshme, të propozuara përmes instalimeve në TechnoMagicLand, në ndihmë në mënyrë të sjellshme vijnë TehnoMagët – bashkëpunues në qendër, të cilët kanë njohuri të mëdha shkencore dhe një qëndrim të mirë e të matur ndaj vizituesve.

Снимка

Nga njëra anë kemi një diapazon të gjerë të moshës së vizituesve, një shkallë të ndryshme të përgatitjes. Nga ana tjetër, duhet vazhdimisht të jemi atraktiv dhe inter aktiv, që të mund të përqendrojmë vëmendjen e vizitorëve, por në të njëjtën kohë të mund të ketë balancë me njohuritë. Me fjalë të tjera ky vend ti pasurojë me interesa, me dije. Po të shtojmë dhe sfidën se, që të gjitha eksperimentet për një punë vetjake duhet të jenë të parrezikshme për fëmijët, detyra bëhet edhe më e ndërlikuar. Por, mendoj se kemi gjetur një balancë shumë të mirë-të tilla janë jehonat e vizituesve” – bind Trajanov.

Снимка

Nga kjo vjeshtë ndaj demonstrimeve në kimi do të shtohen dhe të tilla në fizikë. Tanimë është përgatitur arsenali prej 96 eksperimenteve jashtëzakonisht interesante në fushën e fizikës. Në të ardhme do të pasurohet akoma ekspozita me tema si arkitektura, informatika natyrale, materiale të reja, zbulime interesante kyçe, të cilat mund të ndryshojnë jetën tonë. Kurse në qoftë se ndizet njëherë shkëndija e interesit ndaj dijeve shkencore, zbulimi dhe dëshira për fitimin e mjeshtërive praktike, mund të mirëmbahet në qendër përmes vizitave në kurset e mësimdhënies dhe në punishtet e hapura posaçërisht për grupet e ndryshme të moshës.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: technomagicland.com



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Shënojmë Ditën Botërore të Sëmundjeve të Rralla

Me iniciativën e Bashkimit Evropian dhe të Organizatave të Pacientëve për Luftën kundër Sëmundjeve të Rralla, ditën e fundit të shkurtit po fokusohemi tek personat që jetojnë me një sëmundje të rrallë. Po organizohen fushata shqaruese për të rritur..

botuar më 25-02-28 1.22.MD

Inteligjenca artificiale po krijon një realitet të ri për punëdhënësit dhe punëtorët

Në epokën e rritjes së dixhitalizimit dhe depërtimit të inteligjencës artificiale në të gjitha sferat e jetës sonë, profesionet e njerëzve shumë të kualifikuar dhe më të paguar janë më të rrezikuar nga zhdukja. Më pak të prekura janë punët që kërkojnë..

botuar më 25-02-28 7.30.PD

Komunitetet bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet në Programin e Menaxhimit të Qeverisë

Mbrojtja dhe garantimi i të drejtave dhe interesave të qytetarëve bullgarë, personave me identitet bullgar dhe komuniteteve bullgare jashtë vendit janë ndër prioritetet e përcaktuara në Programin e Qeverisë për Qeverisjen e Bullgarisë për..

botuar më 25-02-27 1.33.MD