Gjatë ditës së dytë të vizitës së vet në Bullgari Kryeministri i Federatës Ruse Dmitri Medvedev bisedoi me Kryetaren e Parlamentit Cveta Karajançeva në prani të deputetëve të grupit për miqësi Bullgaria – Rusia. Pas bisedimeve Medvedev dhe Karajaçeva vendosën lule para monumentit të Mbretit Çlirimtar në kryeqytet. (Ky është një prej monumenteve më madhështore në Sofje. Është ngritur për nder të Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedhja turke (1878) dhe është shprehje e mirënjohjes së popullit bullgar ndaj atij rus dhe më konkretisht ndaj Perandorit rus Aleksandër II. Është simbol i lirisë bullgare.) Më vonë Dmitri Medvedev dhe homologu i tij bullgar Bojko Borisov do të hapin një forum bullgaro-rus të biznesit.
Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë njoftoi përmes një komunikate për mediat se shpreh keqardhje të thellë për shkak të incidentit të rëndë që ndodhi më 4 nëntor 2025 në qytetin e Gjakovës, në Republikën e Kosovës, ku një qytetar bullgar,..
Komisioni Evropian vendosi të mbajë 215 milionë euro nga pagesa e dytë e Planit Kombëtar për Rimëkëmbje dhe Qëndrueshmëri të Bullgarisë, njoftoi për BNR Komisioni. Vendi do të marrë 439 milionë euro. Mbajtja e një pjese të pagesës lidhet me..
Me 111 vota pro, 51 kundër dhe 43 abstenime, parlamenti miratoi krijimin e një komisioni të përkohshëm, i cili do të hetojë veprimtarinë e George Soros dhe të djalit të tij, Aleksandër Soros, si dhe të fondacioneve të tyre në Bullgari. Komisioni do..
Të shtunën , temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 12°C, ndërsa në Sofje do të jenë rreth 8°C. Në orët e mëngjesit , vende-vende në..
Anija kërkimore "Shenjtorët Kirili dhe Metodi" (NIK 421) u nis nga Varna pas një ceremonie solemne të nisjes në Stacionin Detar. Në udhëtimin e saj të..
Kompania e regjistruar në Zvicër “Gunvor” njoftoi se tërheq ofertën e saj për të blerë asetet jashtë vendit të “Lukoil”-it, mes të cilave është edhe..