Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Këshillit Evropian thirrur për sot Bullgaria do të prezantohet nga kryeministri Bojko Borisov. Në forum liderët evropian do të diskutojnë mundësitë për një afat alternativ më të gjatë për tërheqjen e Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja. Pak para mbledhjes Këshilli i Ministrave i Bullgarisë miratoi pozitën, që vendi të përkrahë konsensus për shtyrjen e datës së Brexit-it, në se një kërkesë e tillë do të formulohet qartë nga pala britanike. Sofja është e mendimit, se marrëveshja për rregullimin e tërheqjes dhe periudha e parashikuar kalimtare në të janë varianti më i mirë, i cili do të sigurojë mjaftë kohë për adaptimin e shtetasve dhe biznesit me kushtet pas tërheqjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..