Pesë ditë para zgjedhjeve për deputetë të Parlamentit Evropian, të cilat në Bullgari do të zhvillohen më 26 maj, temat evropiane rikthehen në deklaratat e pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore, duke pasur parasysh se deri tani në to dominonin çështjet e politikës së brendshme.
Në Bullgarinë Lindore Maria Gabriel, e cila është në krye të listës së GERB-it dhe Bashkimit të Forcave Demokratike, shumë herë nënvizoi se ndër qëllimet kryesore të kandidatëve për deputetë evropianë nga këto dy parti janë rritja e prestigjit të Bullgarisë në Evropë dhe pranimi i një buxheti më të favorshëm për shtetin tonë, sa i përket politikës së përbashkët bujqësore. Sipas Maria Gabriel përvoja e deritanishme e evrodeputetëve nga GERB-i dhe Bashkimi i Forcave Demokratike u jep atyre përparësi para oponentëve të tyre, të cilët më parë duhet të mësojnë shumë për funksionimin e institucionit.
Liderja e Partisë Socialiste Bullagre Kornelia Ninova tha se deputetët evropianë nga partia e saj do të punojnë për një pagë minimale evropiane, e cila duhet të jetë 60% prej pagës mesatare dhe për pension të caktuar minimal, në bazë të të cilit do të llogariten të gjitha pensionet në Bullgari. Lidhur me pranimin e vendit tonë në Hapësirën Shengen, Ninova tha se kjo varret në vend të parë nga veprimet e vetë Bullgarisë dhe nga efikasiteti i luftës me korrupsionin. Shtoi gjithashtu se Partia Socialiste Bullgare është kundër sanksioneve ndaj Rusisë.
Pikëpamje të kundërta kanë përfaqësuesit e pozitës dhe opozitës edhe mbi temat evropiane. Niniova akuzoi qeveritarët për këtë se një përfaqësues i tyre ka votuar kundër kandidates rumune për postin e ri të Kryeprokurorit evropian – Laura Kovesi. Përgjigja e GERB-it ishte se në Këshillin e BE-së nuk ka pasur votim “pro” ose “kundër” kandidaturës së saj, kurse pohimi se Bullgaria ka votuar “kundër” saj është një lajm i rremë.
Pesë ditë para ditës së votimit Angell Xhambazki, i cili është në krye të listës së kandidatëve për deputetë evropianë nga partia VMRO postoi në Facebook një koment të zemëruar të lidhur me protestën e romëve në qytetin e Burgasit (Bullgari Lindore) kundër ndërprerjes së furnizimit me ujë në lagjen e tyre për shkak të llogarive të papaguara. Duke deklaruar përkrahjen e tij për masën adekuate të ndërmarre nga ujësjellësi, ai i bëri thirrje bashkisë dhe policisë që të kryejnë punën e tyre, duke qetësuar tensionin në qytet. Sipas tij mosrespektimi i ligjit duhet të ketë pasoja sanksionuese, kurse protesta kundër normave shoqërore është një paturpësi.
Agjencia sociologjike “MarketLinks” shpalli të dhënat e një studimi , sipas të cilit disa ditë para zgjedhjeve GERB-i e ka përkrahjen e 29,6% prej shoqërisë bullgare, kurse Partia Socialiste Bullgare – 27,5%. Përkrahja për partitë e tjera është siç vijon: për Lëvizjen për të Drejtat dhe Liritë – 6,9%, për koalicionin VMRO-Demokracia e Re Bullgare – 5,7%%, për Bullgarinë Demokratike – 4,7%, kurse për partinë “Volja” – 2,9%.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Vazhdojnë protestat në Turqi pas arrestimit të kryebashkiakut të Stambollit Protestat masive në Turqi nuk janë qetësuar që nga arrestimi i kryebashkiakut të Stambollit Ekrem Imamoglu më 19 mars. Gati 1900 persona u arrestuan për pjesëmarrje në..
Kriza parlamentare në Bullgari ka vonuar për muaj të tërë procedurat për zgjedhjen e drejtuesve të organeve rregullatore kryesore si Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit, Gjykata Kushtetuese, etj. Pasi u formua një shumicë qeverisëse,..
Presidenti Rumen Radev i bëri thirrje qeverisë që të mbajë një qëndrim të qartë dhe proaktiv për rastin e punonjësit bullgar të OKB-së, Marin Marinov, i cili vdiq në Rripin e Gazës. "Shoqëria jonë pret që ajo të tregojë se është e shqetësuar për..
Kërcënimet kryesore për sigurinë kombëtare të Bullgarisë janë Rusia dhe paqëndrueshmëria në Ballkanin Perëndimor, sipas raportit vjetor të..