Kryeministri Borisov zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e vet britanik Boris Johnson, bëri të ditur zyra e shtypit e kabinetit. Tema kryesore e bisedës telefonike ka qenë bashkëpunimi shumë i mirë në sferën e sigurisë. Në kuadrin e bisedimit, i cili u zhvillua me kërkesë të Kryeministrit britanik, u vu theks te numri i madh i operacioneve të përbashkëta në luftimin e kriminalitetit dhe trafikimit të narkotikëve. Dy kryeministrat janë bashkuar dhe rreth rëndësisë së ruajtjes së kufijve të jashtëm të Evropës. Sa i përket temës së Brexitit Kryeministri Borisov theksoi se vendi ynë do të bëjë çmos që të arrihet marrëveshje, gjë që sipas Kryeministrit bullgar do të jetë e mirë për të gjithë. Në kuadrin e bisedimit Kryeministri Borisov theksoi gjithashtu rëndësinë e Ballkanit dhe Evropës Juglindore.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të..
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme..