Një ditë para seancës së parë të Kuvendit Popullor pas pushimeve verore, emocionet politike janë në kulm e sipër. Arsyet për këtë janë deklaratat zyrtare të rivaleve kryesore për postin e kryetarit të bashkisë së Sofjes për pjesëmarrje në garën zgjedhore. Emrat e tyre edhe deri tani lidheshin me zgjedhjet lokale gjatë tetorit, por tani pjesëmarrja e tyre është e sigurt.
Zakonisht kjo garë – për kryeqytetin e Bullgarisë, është tregues për tendencat në politikën e brendshme. Kryetarja aktuale e Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandëskova pohoi zyrtarisht kandidaturën e saj për këtë post, kurse disa orë më vonë të njëjtën e bëri dhe avokatja e popullit Maja Manollova. Në lidhje me këtë situatë një e përditshme kryeqytetase shkruan se “zgjedhjet fillojnë me intrigë”. Dhe në të vërtetë është kështu. Partia GERB, e cila po qeveris në partneritet me parti nacionaliste, për zgjedhjet vendore zgjodhinjë partner tjetër – Bashkimi i Forcave Demokratike. Në Sofje partia në pushtet përkrah kandidaturën e Jordanka Fandëkova, por për të njëjtin post do të garojë dhe një kandidat tjetër nga hapësira e djathtë politike – ai i lëvizjes “Bullgaria Demokratike”. Rivalja kryesore e Fandëkovës – Maja Manollova është politikane me përvojë të madhe, e cila në të kaluarën e afërt ishte pjesë e Partisë Socialiste Bullgare. Por për zgjedhjet e ardhshme ajo preferon që kandidatura e saj të jetë e pavarur. Në këtë situatë organizata vendore e socialistëve në kryeqytet, po të dëshirojë mund ta përkrahë Maja Manollovën dhe tani për tani duket se kjo është e mundshme. Diçka interesante propozoi liderja e “Lëvizjes 21” Tatjana Donçeva, e cila para dy ditësh deklaroi se “partitë e djathta duhet ta përkrahin Manollovën, sepse “duke pasur parasysh kandidatët e tjerë, ajo është varianti më i mirë”. Studimi i zhvilluar nga agjencia “Gallup” tregon se është në të vërtetë e mundshme që Maja Manollova të marrë përkrahje edhe nga forcat e majta, edhe nga ato të djathta. Sipas sociologëve Maja Manollova aktualisht ka përparësi prej 8% para kandidates së GERB-it Jordanka Fandëkova dhe po të ketë balotazh, votat e “Patriotëve të Bashkuar” dhe të “Bullgarisë Demokratike” do të ndahen baras midis të dyja kandidateve.
Gara në Sofje do të ndiqet me vëmendje të madhe sepse fitorja eventuale e Manollovës mund t’i ndikojë negativisht pozitat e GERB-it në pushtetin ekzekutiv qendror. Por zgjedhjet vendore janë një sprovë e madhe edhe për partitë e tjera politike. Pas humbjes të cilën e pësoi Partia Socialiste Bullgare në zgjedhjet e fundit për Parlament Evropian gjatë kësaj pranvere, akoma një humbje në zgjedhjet lokale do të ketë pasoja të dëmshme për organizatën e brendshme politike të socialistëve dhe personalisht për lideren e partisë Kornelija Ninova. Dy partitë që janë pjesë e koalicionit qeverisës dhe që janë bashkuar në formacionin “Patriotët e bashkuar” – VMRO dhe Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë, akoma nuk kanë marrë vendime për pjesëmarrjen e tyre në këto zgjedhje.
Zgjedhjet vendore më 27 tetor janë objekt i vëmendjes së shoqërisë edhe për një arsye tjetër. Për herë të parë fushatat zgjedhore të kandidatëve mund të financohen nga persona fizikë apo juridikë. Ndjeshmëria e shoqërisë lidhur me këtë temë është e madhe, aq më shumë se dje Ministria e Financave informoi se disa nga partitë (Partia Socialiste Bullgare, VMRO, Fronti Kombëtar për Shpëtimin e Bullgarisë dhe “Ataka”) akoma nuk i kanë kthyer subvencionet tepër të larta, të cilat i kanë marrë duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme. Pushimet verore të deputetëve përfundojnë më 4 shtator dhe atëherë do të zhvillohet seanca e parë e sesionit të vjeshtës dhe të dimrit të Kuvendit. Në të tema zgjedhore me siguri do të dominojë.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Një tjetër zgjedhje e parakohshme është tashmë pas nesh, por përtej pjesëmarrjes paksa të rritur të votuesve, krahasuar me votat e qershorit të këtij viti, është ende e vështirë të parashikohen konfigurimet politike që do t'i japin një shans formimit..
Partia MEÇ, sipas rezultateve paraprake të zgjedhjeve parlamentare, do të jetë lojtari i ri në parlament. Shkurtesa MEÇ vjen nga fjalët bullgare moral, edinstvo, çest (morali, uniteti, nderi). Partia u themelua në tetor 2023 nga avokati,..
“Fitorja e GERB-SDS është e sigurt. Dhe ne kemi marrë një angazhim për të formuar një qeveri”. Kështu u shpreh në një konferencë kreu i GERB-it, Bojko Borisov. Sipas tij, pas rritjes së aktivitetit të votuesve mund të flitet për përfaqësim në..