Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Përkrahja bullgare për të ardhmen evropiane të Maqedonisë nuk është pa kusht

Pas Këshillit Konsultativ në Presidencë për Maqedoninë e Veriut
Foto: BTA

Takimi konsultativ i nivelit të lartë i thirrur nga Presidenti Rumen Radev në lidhje me ftesën e pritur gjatë tetorit ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE përfundoi me vendim për hartimin e pozitës kombëtare për këtë çështje me kërkesa dhe kritere të sakta, të cilat duhet t’i mbrojnë interesat kombëtare bullgare.

Sipas pjesëmarrësve këto kërkesa duhet të bëhen pjesë e kornizës së negociatave dhe një nga kushtet e detyrueshme për aderimin e vendit në BE.

Presidenti shpjegoi se është me rëndësi të madhe që të vizatohen “vija të kuqe”, të cilat do të garantojnë se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut nuk do të jetë për llogari të historisë, gjuhës dhe identitetit bullgar.

Kryeministri Bojko Borisov tha se përkrahja e Sofjes për të ardhmen evropiane të Shkupit kurrë nuk ka qenë pa kushte dhe Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humbë këtë mundësi. Bullgaria insiston që negociatat e BE-së me Maqedoninë e Veriut të zhvillohen bashkë me ato me Shqipërinë, sqaroi Borisovi.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Anija e peshkimit "Çavdar" bëhet vend për zhytës pranë qytetit Sozopoll

Anija e peshkimit "Çavdar", e ndërtuar në vitin 1964, u fundos në fundin e detit pranë qytetit bregdetar Sozopoll, në një thellësi prej 30 metrash. Operacioni, që zgjati rreth një orë, u realizua me iniciativën e shkrimtarit Mihaill Zaimov dhe..

botuar më 25-08-05 4.45.MD

U shpallën ndryshimet në Ligjin për qarkullimin rrugor – hyjnë në fuqi pas një muaji

Ndryshimet në Ligjin për Qarkullimin Rrugor u shpallën në numrin e sotëm të Fletores Zyrtare dhe do të hyjnë në fuqi pas një muaji. Kështu, nga data 5 shtator, kamerat e sistemit TOL do të transmetojnë të dhëna te Ministria e Brendshme për..

botuar më 25-08-05 4.27.MD
Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev: Është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale

Presidenti Rumen Radev deklaroi se është shumë herët për të folur për zgjedhjet presidenciale. Në Sozopoll, në përgjigje të një pyetjeje për zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në vitin 2026 dhe për një kandidaturë të mundshme të zv/presidentes..

botuar më 25-08-05 3.09.MD