Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sofja ka një potencial të madh për zhvillimin e turizmit SPA

Qytetarët gjermanë me kontribute të paguara të sigurimeve të kujdesit shëndetësor do të mbulojnë vetëm 10% nga çmimi për rehabilitim në Bullgari

Foto: BGNES

Mbase do t'u befasojmë duke thënë se për çdo një dhimbje ose problem shëndetësor të cilin e keni, në Bullgari do të gjeni burimin e përshtatshëm mineral. Burimet minerale tek ne janë rreth 500, kurse me afro 5000 litrat e ujit në sekondë, të cilat burojnë prej tyre, vendi ynë renditet në vendin e dytë për nga debiti i ujit në botë, pas Islandës. Fakti se ujërat minerale kanë veti shëruese është i njohur për njerëzit nëpër tokat bullgare prej shekujve. Pikërisht rreth tyre që në epokat më të lashta ekzistojnë vendbanime, mes të cilave janë Hisarja, Sandanski, Velingrad, si dhe kryeqyteti i Bullgarisë. Këto pasuri natyrore  duhet të përdoren sa më efektivisht dhe prandaj është me rëndësi të madhe që Sofja të ketë një vizion për shfrytëzimin e tyre dhe për zhvillimin e turizmit balnear, termal dhe shëndetësor (SPA). Pikërisht ky lloj turizmi do t’iu sigurojë mjaftë klientë hoteleve të Sofjes gjatë gjithë vitit.

Mendojmë se një potencial më të madh për rritje në këtë moment ka në turizmin balneologjik dhe në shërbimet SPA – deklaroi gjatë kongresit të gjashtë të Bashkimit Bullgar për Balneologji dhe Turizëm SPA zëvendës kryetari i bashkisë së Kryeqytetit Todor Çobanov. Për qytetin tonë kjo është me rëndësi të madhe, me qenë se Sofja është e bekuar me resurse jashtëzakonisht të pasura natyrore. Mendohet se kemi 8 lloje ujëra jashtëzakonisht të pasura me minerale me temperatura të ndryshme nga 30 deri më 90 gradë dhe mundësi të mëdha për absorbimin e energjisë geotermale. Por që të sigurojmë rritjen e duhur në këtë sferë duhet të bëjmë përpjekje sistematike. Pikërisht prandaj Këshilli i Bashkisë afirmoi një strategji për zhvillimin e Sofjes si një destinacion turistik dhe veç kësaj një strategji për përdorimin e ujërave minerale në qytet. Në territorin e Bashkisë së Kryeqytetit dhe përreth, përveç këtyre 8 burimeve kryesore ka akoma rreth 120 të tjera, kështu që në realitet ne akoma përdorim një pjesë shumë të vogël nga këto pasuri natyrore. Mendojmë se në qytet ka 35 lokacione, në të cilat është e mundur të ndërtohen qendra hidrotermale me karakteristika të ndryshme dhe të kategorive të ndryshme. Nuk duhet të harrojmë se shumë nga këto vende janë lidhur dhe me trashëgiminë e pasur kulturore dhe arkeologjike të qytetit. Tek ne po vëmë re një gërshetim të rrallë të këtyre vendeve me kureshtjet kulturore, gjë e cila na jep mundësi të propozojmë një produkt mjaft kompleks”.

Çobanovi prezantoi dhe një statistikë mjaft kureshtare, e cila  tregon se, 45% nga miqtë e Sofjes vijnë këtu të tërhequr nga kuriozitetet kulturore. Kjo e detyron pushtetin vendas të krijojë atraksione të ndryshme në këtë drejtim, me vetëdijen e qartë se, ai është sektori më i rëndësishëm i industrisë turistike të qytetit. Të dhënat nga studimi tregojnë po kështu se 23% nga vizitat në qytet kanë qenë me qëllim të biznesit dhe të turizmit të kongreseve, kurse 20% është pjesa e “city-breack” turizmit për të rinjtë.

Gjatë kohës së kongresit qe njoftuar dhe një marrëveshje historike, e arritur si rezultat i punës së përbashkët midis Dhomës Industriale dhe Tregtare Bullgari-Gjermani, Bashkimit Bullgar i Balneologjisë dhe Turizmit SPA, Ministrisë së Turizmit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Kjo do t’u lejojë qytetarëve gjermanë me kontribute të paguara të sigurimeve të kujdesit shëndetësor në Gjermani, të zhvillojnë procedurat e veta tek ne dhe të paguajnë vetëm 10% nga çmimi i tyre. Pjesa tjetër e cila mbetet nga çmimi do të merret përsipër  nga institucionet përkatëse të sigurimeve shëndetësore. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që deri në vitin 2022 të shtohet numri i turistëve gjermanë, të cilët vijnë për të përdorur vetitë shëruese të burimeve tona.  

Të ndërmerren hapat e tjerë të marketingut për popullarizimin e Bullgarisë si një destinacion për turizëm gjatë gjithë vitit është detyrë e shtetit bullgar, komenton përpara Radio Bullgarisë Mitko Vasilev, menaxher i përgjithshëm i Dhomës Industriale dhe Tregtare Bullgari-Gjermani. Por, kjo kërkon mjete dhe nuk mund të bëhet vetvetiu. Aktualisht në Gjermani Bullgaria është e njohur si një destinacion për turizëm veror, për turizëm dimëror, por jo dhe si një destinacion gjatë gjithë vitit. Shumë pak gjermanë mbase e dinë se kemi rreth 500 burime minerale dhe se jemi në vend të dytë pas Islandës për nga ujërat minerale. Kjo duhet të promovohet dhe prandaj janë të nevojshme përpjekje, ngjarje dhe reklamë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bansko hyri në top 10 të një renditjeje prestigjioze turistike botërore për vitin 2025

Në Ekspozitën Botërore të Turizmit WTM në Londër, Bansko u dallua si një nga destinacionet më të dëshirueshme në botë. Qyteti turistik hyri në top 10 të renditjes prestigjioze të Lonely Planet - "Më i miri në udhëtim 2025". "Kjo është një tjetër..

botuar më 24-11-07 11.53.PD

Një film bullgar për qytetin bregdetar Nesebër fitoi 4 çmime në 3 festivale botërore të filmit

Dokumentari i Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) "Pasqyra shpirtërore e qytetit të krishterë Nesebër" u nderua me gjithsej katër çmime në tri festivale prestigjioze ndërkombëtare të filmit në Brazil, Gjeorgji dhe Portugali. Skenarist i filmit është..

botuar më 24-10-26 9.10.PD

"Lonely Planet": Bansko është ndër destinacionet më të mira për t'u vizituar në 2025

Udhërrëfyesi i njohur i udhëtimit "Lonely Planet" e renditi resortin bullgar Bansko në Pirin ndër vendet më të mira për t'u vizituar vitin e ardhshëm në udhëzuesin e tij " Best in Travel 2025", raportoi BTA. Platforma e përshkruan Banskon si "një..

botuar më 24-10-24 6.28.MD