Bullgaria mori pjesë në ekspozitën më të madhe të ushqimeve në botë, e cila zhvillohet një herë në dy vjet në Këlln të Gjermanisë. Para Radios Kombëtare Bullgare Antoaneta Bozhinova, drejtoresha ekzekutive e Bashkimit të Përpunuesve të Frutave dhe Perimeve, e cila ka marrë pjesë në ekspozitë tha se kjo është “një vitrinë botërore e ushqimeve”. Tetë kanë qenë firmat bullgare pjesëmarrëse në të dhe një pjesë prej produkteve të tyre kanë qenë në segmentin më të lartë të tregut evropian – produktet biologjike. Interes të madh kanë provokuar produktet tona të thara, të cilat janë një tendencë aktuale në treg. 160 000 vizituesit e ekspozitës patën mundësi të njihen me produktet tona autentike si ljutenica (salcë me domate dhe speca) dhe kosi.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..