Bashkimi Bullgar i Futbollit miratoi Georgi Dermenxhievin trajner të Kombëtares së Bullgarisë. Dermenxhievi e zë postin e trajnerit Krasimir Ballëkov, i cili dha dorëheqje pas humbjes së Bullgarisë nga Anglia me 0 me 6 në eliminatoret evropiane. Kontrata e seleksionuesit të ri është për 6 muaj me mundësi për zgjatje. Si trajner 64 vjeçari Dermenxhiev ishte tri herë kampion i Bullgarisë me skuadrën “Ludogorec”, ishte trajner i ekipit “Levski” dhe punonte në ligën e lartë në Kazakistan.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..