Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dita e zgjedhjeve: situata është normale, pjesëmarrja e votuesve – e ngjashme me atë të vitit 2015

Foto: BTA

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Aleksandër Andreev informoi se pjesëmarrja e votuesve në raundin e dytë të zgjedhjeve vendore në orën 10 sipas kohës lokale ka qenë 7,14%. Niveli është shumë afër atij të regjistruar në zgjedhjet e mëparshme gjatë vitit 2015 (8,66%). Në zgjedhjet vendore pjesëmarrja e njerëzve në raundin e dyte zakonisht është më e ulët në krahasim me atë të raundit të parë, shpjegoi zëdhënësi. Të dielën balotazhi zhvillohet në 196 bashki në vend. Ndër tyre janë garat për kryetarë të 18 qyteteve që janë qendra të qarqeve dhe ndër to janë Sofja, Plovdivi dhe Varna.  Zgjedhjet tani për tani zhvillohen në mënyrë normale.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria i bashkohet Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..

botuar më 25-11-25 5.55.PD

Bullgaria përparon në renditjen ndërkombëtare të gjendjes së mjedisit dixhital

Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..

botuar më 25-11-25 5.10.PD

Parashikimi i motit për 25 nëntorin 2025

Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..

botuar më 25-11-24 7.35.MD