Ministri i financave Vlladisllav Goranov ripohoi, se qeveria vendosi të nënshkruhet rekomandimi për tatimin e kompanive të aviacionit për shkak të emetimeve të dëmshme të cilat i gjenerojnë. Sipas ministrit akoma është herët të thuhet se si kjo do të ndikojë mbi çmimin e biletave të aeroplanëve. Deklarata e propozuar nga Holanda vetëm e konstaton problemin, por nuk ofron zgjidhje. Ministër Goranov saktësoi, se teksti i bën apel Komisionit Evropian të bëjë analizë në ç’shkallë aviacioni si biznes gjeneron sasi të madhe të emetimeve të karbonit. Pas kësaj ai duhet t’i propozojë Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës zgjidhje të problemit.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..