Këto ditë tërë Evropa ndjek me shqetësim situatën në Shqipëri pas tërmetit të tmerrshëm më 25 nëntor. Si shumë shtete të tjera, edhe Bullgaria shprehu përkrahjen e vet, duke dërguar ndihmë humanitare, ndërsa qeveria livroi për këtë qëllim 200 000 leva (100 000 euro). Në misionin tonë diplomatik u hap dhe shtab krize.
Siç dihet, në Shqipëri ka një pakicë të madhe bullgare. Më 12 tetor 2017 u miratua një korrigjim në Ligjin për mbrojtjen e minoriteteve, me të cilin u njohën zyrtarisht të drejtat e qytetarëve me prejardhje etnike bullgare në rajonin e Prespës, Gollobordës dhe Gorës. Mirëpo, në dallim të bashkësive të tjera në Shqipëri, të cilat janë kompakte për nga territori, ajo bullgare është shpërndarë në fshatra të vogla, të cilat nuk kanë lidhje mes tyre. Golloborda, Gora dhe Prespa janë disa prej rajoneve më të varfra të Shqipërisë.
Lirim Haxhiu nga Shistaveci – fshati më i madh i Gorës, është një i ri, i cili ëndërron për Bullgarinë – për ta vazhduar arsimin e vet atje, ndërsa pas kësaj të vendoset në vendin tonë. Shkaku është – jeta e varfër, mungesa e punës dhe e perspektivës.
Ne flasim në një gjuhë të vjetër bullgare –tha Lirimi, me të cilin biseduam në Tiranë.– E kemi mësuar nga nënat, gjyshet dhe gjyshërit tanë. Në shkollë mësojmë vetëm shqip. Bullgaria nuk na dërgon mësues. Ne jemi një fshat kaq i madh dhe nuk kemi mësues në bullgarisht. Shumë prej të rinjve pasi e mbarojnë shkollën shkojnë në ndonjë universitet në Sofje. Edhe unë dua të shkoj. Të gjithë fëmijët që janë këtu duan të shkojnë në Bullgari, tërë fshati ynë. Tani në Shishtavec kanë mbetur 160 shtëpi, rreth 300-400 veta. Të gjithë të tjerët u nisën. Nuk ka punë. Mjeti kryesor i jetesës është blegtoria. Çfarë të bësh vetëm me lopët dhe derret. Në qoftë se Bullgaria më pranon mund të bëjë gjithçka. Do të shkoj në universitet. Dua të merrem me sporte dimërore. Familja ime ka tradita në këtë sport.
Shumica e banorëve të Shishtavecit janë goranë, që besojnë në fenë myslimane. Në fakt, bashkësia bullgare në Shqipëri u përket feve të ndryshme. Në Prespa banojnë të krishterë ortodoksë, në Gollobordë bashkësia është e përzier, ndërsa në rajonin e Gorës mbizotëron popullsia myslimane.
Fshati i Vernikut është pjesë e Bashkisë së Devollit të rrethit të Korçës. Atje ka një shkollë bullgare të së dielës. Athina Prevenda është mësuese atje dhe është udhëheqëse e grupit vendas për valle popullore. Ajo na tregoi më shumë për ruajtjen e folklorit dhe të vetëdijes bullgare:
Fëmijët vijnë në shkollën e së dielës dhe e mësojnë bullgarishten. Ne merremi me këtë që prej dy-tre vitesh, por të gjithë flasim në gjuhën tonë amtare në shtëpi. Të rinjtë interesohen për gjithçka. U pëlqejnë vallet, lexojnë në bullgarisht. Ende hasen me vështirësi, por arrijnë t’i përballojnë. Kanë libra mësimorë dhe manuale. Na i jep shteti bullgar.”
Pritet që së shpejti komuniteti bullgar të disponojë edhe radio të vet në gjuhën bullgare. Aktualisht po përgatiten dokumentet – na shpjegoi Haxhi Pirushi. Ai është një figurë publike shqiptare me origjinë bullgare. Është kryetar i shoqatës “Prosperitet Golloborda” – një organizatë kulturore e bullgarëve, e krijuar para afro 20 vitesh. Biseduam me të para tempullit ortodoks në Tiranë.
Ne flasim në bullgarisht, këndojmë dhe qajmë në bullgarisht. Në fshatin tim të lindjes Steblevë hapëm një kishë bullgare “Shën Nikolla”. E ndërtuam mbi themelet e një kishe më të vjetër. Ky është investimi i parë i Bullgarisë për rajonin tonë. Është mirë se tashmë jemi një minoritet i njohur zyrtarisht, sepse më parë ishte shumë vështirë të ishe bullgar. Mirëpo, kjo nuk mjafton. Do të ishte mirë të kishte më shumë media bullgare, të kishte televizion bullgar, radio bullgare. Që prej kohe jemi në kontakt edhe me Radio Bullgarinë, të cilën e dua shumë. Na është i dobishëm informacioni i përditshëm për Bullgarinë dhe pothuajse çdo ditë e vizitoj faqen tuaj në internet. Është bukur se atje mund të lexosh një lajm, ose artikull edhe në shqip, edhe në bullgarisht, ose të dëgjosh ndonjë reportazh për tema interesante.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Krasimir Martinov
Bullgarët e Besarabisë janë "pjesë e pandashme e fuqisë kombëtare bullgare, e bashkësisë shpirtërore dhe kulturore bullgare. Ata do të mbeten sepse lidhja mes nesh dhe tyre është e pathyeshme" - shkroi numri i vetëm i gazetës "Besarabia Bullgare",..
Votë inercie. Votë me pikën e fundit të shpresës se nesër çdo gjë do të jetë mirë dhe ne do të takohemi për zgjedhje pas katër vitesh. Një votë inati për politikanët, për ne, për të tjerët që nuk kanë votuar. Qëndrimet janë shumë të ndryshme -..
Një numër rekord Shqiponjash Perandorake të Lindjes ( Aquila heliaca ) - gjithsej 48 zogj të vegjël të specieve të rrezikuara - kanë lindur në Bullgari këtë vit. Ky është numri më i lartë i shpendëve të lindur të regjistruar nga Shoqata Bullgare..
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez i Kulturës mblodhën së bashku shkencëtarët për të prezantuar eksperiencën e tyre mbi sfidat shkencore në..