Edhe sot e kësaj dite nuk e dimë se si është krijuar rruzarja /tespihe/. Ka mite të ndryshme. Sipas njërit prej tyre një budist i tha një indiani analfabet se duhet të lexojë 108 lutje. Indiani iu përgjigj se nuk mund të numërojë, prandaj budisti i përgatiti një tespihe prej 108 bërthamash duke i thënë se për çdo një lutje duhet të numërojë një bërthamë – na tregoi koleksionuesi S.V. nga Sofja. Rruzaren e parë ai e ka blerë që në moshën 14 vjeç. Tani, 50 vjet më vonë, ai po vazhdon ta plotësojë koleksionin e vet të vlershëm.
Rruzaret janë disa prej atributeve më të njohura në të gjitha fetë, të cilat përdoren për numërimin e lutjeve dhe mantrave. Ato që janë më të përhapura përbëjnë një fije të fortë prej mëndafshi apo leshi me një numër të caktuar nyjash, ose topash të vegjël të renditur të punuar prej materialesh të ndryshme:
Tespihet ortodokse, të cilat janë bërë në Malin e Shenjtë, janë prej leshi të zi. Janë me ngjyrë të zezë, që të tregohet në këtë mënyrë trishtimi se Krishti ka vdekur. Janë bërë prej leshi, sepse njerëzit kanë qenë të varfër. – na tregon koleksionisti. – Më vonë fillon prodhimi i tespiheve për më të pasurit gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Rruzarja tashmë është prej qelibari dhe prej gurësh të tjerë të çmuar, ose gjysmë të çmuar dhe flet për statusin e pronarit. Këtu më e rëndësishmja është fundi i rruzares. Është i madh dhe i bërë preh mëndafshi të butë, derisa në botën ortodokse rruzarja është e zezë dhe mbaron me një kryq.
Rruzarja mund të jetë bërë prej bërthamash, agati etj.
Ekzistojnë tespihe të argjendta dhe madje të arta, por ato më tepër tregojnë kotësinë e pronarit të tyre.
Një prej rruzareve më interesante në koleksionin e tij është bërë prej “usuri” – një lloj korali të zi, i cili quhet gjithashtu “pema e detit”. Ajo është më specifike për shkak të materialit dhe është vështirë të gjesh një rruzare të tillë të vërtetë.
Kam një rruzare shumë të bukur dhe interesante të bërë prej brirëve të buallit nga Afrika. Kam një tjetër të argjendtë nga babai im dhe disa me topa të ndryshëm të vegjël – prej argjendi, agati dhe oniksi. Një rruzare tjetër origjinale që e kam blerë në Ohër – ajo është prej sedefi.
Më shumë më pëlqen rruzarja me topa të verdhë të vegjël. Ajo nuk është diçka speciale, por më pëlqen ndoshta sepse ka një pamje më të vjetër – thotë koleksionisti dhe shton se sot rruzarja përdoret edhe si aksesor modern, edhe si një mjet kundër stresit, për përqendrim dhe për qetësimin e nervave.
Gjithmonë kam në xhepin tim një rruzare të vogël, me 8 topa të vegjël. Dhe kur mendoj për diçka, ose kur jam i lodhur e lëviz nëduar – thotë kryeqytetasi.
Në Bullgari, në dallim të Greqisë dhe Maqedonisë, rruzarja nuk është kaq e përhapur dhe nuk ka dyqane të specializuara, ku të shiten. Rrallë haset diçka që të tërheqë syrin dhe zemra jote të lëkundet – thotë koleksionisti.
A duhet të jesh fetar, që të kesh rruzare?
Në të kaluarën po, por tani nuk duhet – përgjigjet koleksionuesi. – Unë kam një koleksion prej rruzaresh dhe jam ateist. Çështja është nëse të pëlqen, nëse të qetëson, kjo është e rëndësishmja.
Foto: arkiv personal
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Më 7 prill - Dita Botërore të Shëndetit dhe festa profesionale të punonjësve të kujdesit shëndetësor, po e ndalim vëmendjen tuaj te kanceri i gjirit që është sëmundja më e shpeshtë onkologjike te femrat. Çdo vit zbulohen më shumë se 2 milionë raste..
Prej një shekulli, pylltarët në Bullgari organizojnë Javën e Pyllit. Një koncert festiv me titull "Një shekull nga përjetësia", më 7 prill, do të shënojë fillimin zyrtar të iniciativave të kushtuara "mushkërive" të Tokës. Mbushen 100 vjet nga..
1 prilli u shpall Dita Ndërkombëtare e Zogjve në vitin 1906, në bazë të Konventës për Mbrojtjen e Zogjve të Rrallë. Data është një simbol i përgjegjësisë së njerëzimit për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët e egra. Sot - 119 vjet pas shpalljes së saj, në..
Ngjarje të ndryshme në të gjithë vendin zhvillohen orë para se të mirëpresim Ngjalljen e Krishtit . Në Sofje, Fondacioni "Varet nga Ne"..
E gjithë bota e krishterë feston sot Ngjalljen e Ndritshme të Krishtit. Për popujt ortodoksë, kjo është dita më e ndritur - Festa e Festave, e cila..
Patriarku bullgar dhe Mitropoliti i Sofjes Daniil përshëndeti besimtarët me "Krishti u ringjall!" dhe në fjalimin e tij të Pashkëve theksoi detyrën e të..