Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Duke menduar për Bullgarinë në Argjentinën e largët

Foto: arkiv personal

Në Argjentinë jetojnë dhe punojnë dhjetëra mijë bullgarë. Numri i tyre i saktë nuk dihet, por supozimet janë për midis 50 000 dhe 150 000 veta. Një pjesë e madhe prej tyre ndodhen në shtetin amerikano-jugor prej kohe dhe bile vështirë e kuptojnë gjuhën bullgare. Por, ndjekin atë që po ndodh në atdhe me një interes të madh. Një nga burimet e mia të vlefshme për informacion është Radio Bullgaria, na thotë Ivan Cankov, i cili bashkë me bashkëshorten e tij Aksinija është themelues i Shoqatës Qytetare “Bullgarët në Argjentinë. Të dy kanë formuar radio të vet, po përgatisin dhe një internet televizion.

Pjesa dominuese e bullgarëve në Argjentinë thotë Ivan Cankov, janë trashëgimtarë të emigrantëve, të cilët tanimë arrijnë deri në brezin e katërt.Në praktikë, ata janë argjentinas, disa prej tyre janë me pasaporta bullgare dhe vetëm nga familja që mbajnë e cila përfundon në “- ov”, mund të kuptosh se janë bullgarë.Për shkak të distancës së largët dhe udhëtimit të shtrenjtë, shumë pak prej tyre kanë qenë në Bullgari. Por, emocionohen prej çdo gjëje bullgare.

Dëshmitë e para për bullgarët në Argjentinë janë që nga fillimi i shekullit të kaluar, ku bashkësitë më të mëdha formohen pas dy luftërave botërore.  

Gjatë asaj kohe qeveria argjentinase përmes përfaqësive të veta në vendet evropiane bën një farë fushate reklamuese – thotë Ivan Cankov. I premton çdo një banuesi të ri të sapo ardhur kaq tokë, sa mundet të përpunojë. Për bullgarin e uritur kjo vjen si “një peshqesh nga Zoti”. Grupe të tëra nga Bullgaria i drejtohen Argjentinës - pa para, pa ditur gjuhën. Duke mbërritur në Argjentinë ata u drejtohen vendeve me mangësi të krahut të punës. Bashkësia më e madhe bullgare në Argjentinë është në provincën Chaco, ku ndodhen plantacionet e mëdha me pambuk. Vendi tjetër është Comodoro Rivadavia ku ndodhen depozitat e naftës, kurse grupi i tretë më i madh prej bullgarëve shkon në Berisso, në afërsi të Buenos Aires për të punuar në instalimet e mëdha të frigoriferëve për mish. Në kryeqytetin Buenos Aires janë vendosur grupe më të vogla nga bullgarët intelektualë.

Dhe sot e kësaj dite grupi më i madh bullgar në Argjentinë është në Chaco, i pasuar nga bashkësia jonë në Comodoro Rivadavia dhe Berisso. Me dëshirë të jenë në ndihmë të bashkatdhetarëve të vet, Ivan Cankov dhe bashkëshortja e tij Aksinija fillojnë të bëjnë një faqe interneti të specializuar, kurse pas kësaj të frymëzuar nga suksesi i saj krijojnë dhe një radio në internet të titulluar “Bullgaria Ime”.

“Temat e emisioneve tona janë krejtësisht kulturore. Nuk ka lajme dhe politikë. Bëjmë transmetime, të cilat janë të lidhura me traditat bullgare, me festat tona kombëtare dhe zyrtare. Kemi dhe një fushatë e cila kërkon dhe zbulon krijues me një prejardhje bullgare - piktorë, shkrimtarë, poetë, muzikantë. Përmes radios ne i popullarizojmë. Iniciativa tërhoqi jo pak krijues, përfshi dhe nga shtetet fqinje spanjisht folëse. Zhvilluam dhe kurse në gjuhën bullgare në internet, të cilat janë alternativa e vetme e atyre të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën. Komunitetet kompakte janë në mijëra kilometra nga Buenos Aires dhe në fakt është e pamundur të zhvillohet një kurs me prani të drejtpërdrejtë. Kishte një interes të madh. Na telefononin njerëz nga provincat, nga vendet fqinje si Uruguai, ku po kështu ka bullgarë, të cilët kanë dëshirë të mësojnë gjuhën e tyre amtare. Kursi përmban 100 mësime, kurse çdo një leksion vazhdon rreth 1 orë”.

Do të fillojë dhe televizioni i parë bullgar në Amerikën Latine. Media e re quhet “Los Bulgaros TV”, kurse në themel të tij po kështu përsëri qëndron Ivan Cankov.

Një herë në muaj do të bëjmë një program mbi tema kulturore, nuk parashikojmë politikë ose lajme, por një lloj tjetër transmetimesh publicistike. Ne gjithashtu do të azhurnojmë fushatën e filluar në radio me biseda me bullgarë të njohur ose argjentinas të njohur me një prejardhje bullgare. Kjo është në fillim, kurse pas kësaj do të shohim.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Dëllinja e pemës në rezervatin

Në Bullgari është vendi më i madh natyror i pemëve të dëllinjës në Evropë

Pikërisht 75 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1949, vendi më i madh natyror i dëllinjës së pemës (Juniperus excelsa) në Evropë - "Tisa", që ndodhet rrëzë të malit Pirin, u shpall rezervë. Dëllinja është një specie relikte e mbrojtur jugore, me..

botuar më 24-10-17 8.15.PD

Kënga “Hajde: Më të mirë” u bën thirrje fëmijëve të jenë më të sjellshëm dhe tolerantë ndaj njëri-tjetrit

Dhuna dhe bullizmi në shkollë është një problem aktual jo vetëm në Bullgari, por edhe në shumë vende evropiane dhe të tjera. Tetë vjeçari Johan Tansoe, i cili ka lindur në Norvegji, por për rreth një vit studion në një shkollë bullgare në Burgas, u..

botuar më 24-10-17 7.15.PD

Një projekt hapësinor evropian me një kontribut në mbrojtjen e Tokës

Një nga subjektet e përdorura shpesh në filmat apokaliptikë të Hollivudit ka të bëjë me një asteroid të madh që do të godasë Tokën. Një dramatizëm shtesë sjellin masat që duhen marrë për të parandaluar një katastrofë të tillë. Fabula në..

botuar më 24-10-16 8.26.MD