Të gjitha pesë kompanitë nga lista e shkurtër e investitorëve për centralin atomik “Belene” kanë ripohuar ofertat e tyre. Afati përfundimtar ishte 31 janari. Firmat nga “lista përfundimtare” janë Korporata Kombëtare Bërthamore Kineze (CNNC), “Atomenergoprom”, SH.A, e cila është pjesë e Rosatomit, Korporata Hidro-Bërthamore Koreane, Framatom SAS – Francë dhe General Electric - USA. Korporata koreane ka shtruar pyetje saktësuese. Kompanitë janë ftuar për të nënshkruar marrëveshje për konfidencialitet dhe do të marrin memorandum informativ. Do të kenë akses gjithashtu tek salla e informacionit në “Kompaninë Elektrike Kombëtare”. Afati tjetër për parashtrimin e ofertave është 31 maji 2020.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..