Federata Bullgare e Hokejit në Akull njoftoi, se nuk do të organizojë Kampionatin Botëror të Hokejit për të rinj deri në 18 vjeç në divizionin e dytë të grupit B, i cili duhet të zhvillohej nga 23 deri më 29 mars në Sofje. Nga federata pranuan rekomandimet e Shtabit të Krizës formuar për koronavirusin pranë Këshillit të Ministrave. Ai rekomandoi të hiqen të gjitha veprimtaritë publike në të mbyllur në të cilat mund të mblidhen shumë njerëz. Fillimisht kampionati duhet të zhvillohej në Tjanxhin të Kinës, por u transferua pikërisht për shkak të rrezikut të koronavirusit. Pasi bëri propozim Bullgaria u afirmua si organizatore nga federata ndërkombëtare. Në kampionat përveç ekipeve të Bullgarisë dhe të Kinës, duhej të merreshin pjesë edhe skuadrat e Australisë, Kroacisë, Niderlandës dhe Spanjës.
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..