Qiproja është një partner i rëndësishëm ekonomik dhe tregtar i vendit tonë, deklaroi Presidenti Rumen Radev gjatë hapjes së Forumit të Biznesit mes Bullgarisë dhe Qipros në Sofje. Ishulli zë vendin e 34 në importin dhe eksportin bullgar. Nikozia mbetet një prej investitorëve të mëdhenj në Bullgari me mbi 2 mlrd euro investime. Presidenti i Qipros Nikos Anastisiadis shënoi se ka mundësi të papërdorura për bashkëpunim në energjetikë, në lundrimin tregtar, arsim dhe inovacione. Mysafiri shprehu mirënjohjen e vet para Kryetares së Parlamentit Cveta Karajançeva se Bullgaria i ka dhënë ndihmë Qipros pas ngjarjeve tragjike në vitin 1974, duke u siguruar punë dhe arsim qindra qipriotëve.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..