Mësimi i gjuhës bullgare është kushti më i rëndësishëm për mbrojtjen e identitetit të pakicës bullgare, tha presidenti Rumen Radev në një takim me përfaqësues të shoqatave bullgare në Shqipëri. Bullgaria mbetet e angazhuar me kauzën e bashkatdhetarëve tanë jashtë shtetit, theksoi zoti Radev. Ai bëri apel që shoqatat bullgare të jenë më aktive sidomos gjatë regjistrimit të ardhshëm në Shqipëri. Tirana njohu zyrtarisht pakicën bullgare para 2 vitesh. Kanë për t’u miratuar akte normative nënligjore për rregullimin e statusit të saj. Një nga kriteret për përkrahjen bullgare të integrimit evropian të Shqipërisë është qëndrimi i autoriteteve zyrtare ndaj pakicës bullgare aty, theksoi kreu i shtetit.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..