Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Sektori i ndërtimit ruan ritmin e punës

Foto: Ani Petrova, BNR

Gjendja e jashtëzakonshme ka efekt negativ mbi tërë ekonominë, por tani për tani shumica e kompanive të ndërtimit në Bullgari arrijnë të ruajë ritmin e punës së vet, konstatoi Federata e sindikatave të pavarura të ndërtimit. Puna në objektet ndërtimore në të hapur  po vazhdon pa pasur grumbullim njerëzish në një vend. Me masa të rrepta të sigurisë po vazhdon të punojë edhe prodhuesi më i madh i çimentos në Bullgari, i cili ndodhet në qytetin Devnja të Bullgarisë Verilindore – “Devnja Ciment”-SH.A.

Në fund të shtatorit numri i punonjësve në sektorin e ndërtimit ka qenë 131.1 mijë veta, ose 5.7 për qind e të gjithë të punësuarve në vend, tregojnë të dhënat.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Qyteti bregdetar Burgas pret Festivalin e Automjeteve Elektrike

Festivali i Automjeteve Elektrike Eldrive EV Fest 2025 do të zhvillohet sot në Portin Detar të Burgasit. Ngjarja i kushtohet makinave elektrike dhe përfshin në programin e saj testime, prezantim të modeleve të reja dhe shfaqje dritash në mbrëmje...

botuar më 25-09-20 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 8 deri në 16°, në lugina dhe ultësira të veçanta - midis 6° dhe 9°, në Sofje - 8°. Gjatë ditës do të jetë me diell, mbi Bullgarinë Lindore me rritje të përkohshme të vranësirave. Një erë e dobët, në..

botuar më 25-09-19 7.40.MD

FMN rekomandon rritje të kontributeve dhe taksave mbi pronën nga viti 2026

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) rekomandoi që nga viti 2026 në Bullgari të rriten kontributet shoqërore dhe taksat mbi pronën. Kjo u bë e ditur gjatë një seance dëgjimore në Komisionin e Buxhetit të Kuvendit Popullor me përfaqësuesit e misionit të..

botuar më 25-09-19 6.23.MD