Bashkimi “E ardhmja për turizmin”, në të cilin anëtarësojnë turoperatorë, pronarë të hoteleve, bujtinave dhe restoranteve dhe ciceronë, i cili përfaqëson 70% prej organizatave dhe personave juridikë në fushën e turizmit, parashtruan në Këshillin e Ministrave kërkesë për dorëheqjen e Ministres së turizmit Nikolina Angellkova.
Të pakënaqurit mendojnë se Ministria e Turizmit zhvillon dialog vetëm me përfaqësues të zgjedhur të sektorit, nuk ka plan strategjik për përballimin e problemeve dhe nuk propozon masa kundër krizës. Ministrja e turizmit Angellkova nuk gëzon më besimin e ndërmarrjeve turistike. Koha po kalon dhe ka nevojë për vendime të shpejta dhe efektive të marra nga profesionistë me përvojë të vërtetë, me përgatitje të përshtatshme dhe para së gjithësh në favor të turizmit bullgar, thuhet në letrën e dërguar.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..