Që nga rasti i parë i Covid-19 vëmendja e shoqërisë është përqendruar në punën e sistemeve shëndetësore në shtetet e ndryshme. Mjekët, infermierët dhe të gjithë nëpunësit mjekësorë të angazhuar në luftën kundër virusit kudo në botë punojnë nën presion të jashtëzakonshëm, duke rrezikuar jetën e vet dhe çdo ditë luftojnë për shpëtimin e pacientëve. Ata në vazhdim të javëve të tëra janë larg familjeve të tyre, kurse numri i të infektuarve ndër ta rrit çdo ditë. Në Bullgari nëpunësit mjekësorë janë 11% prej të gjitha rasteve të koronavirusit dhe kjo do të thotë 147 veta.
Për shkak të vetëmohimit mjekët merituan duartrokitjet e njerëzve në tërë botën dhe shumë dhurime për blerjen e aparaturave jetëshpëtuese. Bullgarët gjithashtu hapën zemrat e tyre dhe u përfshinë në shumë kauza në ndihmë të spitaleve. Përveç me mjetet financiare të mbledhura gjatë koncerteve bamirëse, muzikantët bullgarë ndihmojnë mjekët dhe moralisht me anë të muzikës së vet, duke dërguar mesazhe për forcë dhe besim. Shembulli i radhës për këtë është ai i pianistit, pedagogut dhe kompozitorit të shquar bullgar profesor Viktor Çuçkov. Ai u kushtoi engjëjve në bluzë të bardha një interpretim të vet të pjesës së shquar të kompozitorit Nikolaj Rimski-Korsakov “Fluturimi i Brumbullit” në parafrazën jotradicionale të xhazit të bërë nga polaku Konstantin Vilenski.
„Me muzikën dua të ngjall pak optimizëm, të tregoj admirimin tim për mjekët tanë të jashtëzakonshëm, të cilët rrezikojnë jetën e vet për të na ndihmuar! Dhe për të gjithë ata, të cilët rrinë në shtëpi dhe në këtë mënyrë ndihmojnë mjekët. Le që arti të jetë një mjet kundër virusit dhe të na bëjë më të mirë” – shkruan Çuçkovi në përshkrimin e videos së quajtur “Ndjenja për Bullgarinë. Të fluturojmë...” /Feeling of Bulgaria. Lets fly…/.
Në intervistë për Radion Kombëtare Bullgare Viktor Çuçkov tha:
„Ideja ishte që të bashkoj melodinë me imazhe dhe tablo nga Bullgaria dhe jo vetëm të tregoj malet, detin dhe bukuritë e natyrës sonë, por të tregoj dhe diçka nga Bullgaria bashkëkohore, diçka që do të frymëzojë, do të provokojë optimizëm dhe besim”. Kështu në video ka dhe skena nga jeta e përditshme e shpejtuar me rrugët, metronë, skenat e koncerteve.
Mjekët kanë një vend të posaçëm në zemrën e pianistit të shquar, sepse ai është lidhur me ta edhe familjarisht edhe profesionalisht (me muzikën, të cilën shkruan për shumë filma për Kryqin e Kuq).
„Në familjen time mjekët janë shumë – nëna dhe babai, motra ime, kushërinjtë, xhaxhai si dhe të afërmit e mi nga ana e nënës – gjithsej janë 8, nuk janë pak. Mendoj se muzika dhe mjekësia kanë shumë gjëra të përbashkëta” – thotë Çuçkovi.
Përveç nëpërmjet mesazhit të interpretimit dhe videos pranë tij Viktor Çuçkov iu drejtua mjekëve me thirrjen të vazhdojnë të jenë po aq të përkushtuar. “Në këtë çast mjekët janë jashtëzakonisht të rëndësishëm në të gjithë botën, sepse janë ata që kujdesen për të gjithë ne”.
Për interpretimin e vet profesori Çuçkov thotë se “është një shenjë empatie dhe ndjeshmërie”, sepse ne të gjithë kemi nevojë për “gëzim, besim dhe pak durim”. Çdo një prej muzikantëve që për shkak të pandemisë ka ndërprerë veprimtarinë e vet të lidhur me koncertet ka shumë ide të mira, që do të realizohen në të ardhmen. Ai u drejtua të gjithë atyre, të cilët nuk respektojnë masat kundër epidemisë – të mos jenë të papërgjegjshëm, kështu sa më shpejtë do të dalim nga gjendja e jashtëzakonshme dhe atëherë do të jemi shumë të lumtur. „Dhe pastaj le të kthehemi përsëri në sallat e koncerteve, ku muzika do të na bashkojë”.
Përpiloi: Joan Kolev /duke përdorur intervistën e Tatjana Ivanovës, BNR/
Përgatiti në shqip: Jordanka IvanovaFoto: BGNES
Kottarashky është një nga autorët më interesantë të muzikës që u shfaq në skenën bullgare në dekadën e parë të shekullit të ri. Pas këtij pseudonimi qëndron Nikolla Gruev, i cili pa u lodhur eksperimenton me përzierjen e zhanreve. E njohim më së..
Më 6 nëntor në sallën "Bullgaria" në kryeqytetin e Sofjes publiku bullgar do të ketë mundësinë të shijojë vepra pak të njohura të interpretuara nga muzikantë të shquar. Variacione mbi një temë nga Frank Bridge, op. 10 – një vepër e hershme e Benjamin..
Një nga këngët më të bukura të përjetshme të Bullgarisë është "Perëndo, perëndo, o diell i ndritshëm". Besohet se ekziston si një melodi për të paktën pesë shekuj. Në vendin tonë kënga ka popullaritet me një tekst që mund të gjendet në përmbledhjen e..
25 nëntori u shpall Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave me iniciativën e Kombeve të Bashkuara qysh në vitin 1999. Ideja është që qeveritë,..
Pop akustik me rrënjë në folklorin bullgar - kjo është muzika me të cilën jemi mësuar të lidhim dyshen Dimitër dhe Hristo. Ata janë Dimitër Atanasov dhe..