Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një infermiere bullgare dënoi torturuesit e saj libianë

Foto: Reuters

Një prej infermiereve bullgare nga SIDA-procesi në Libi – Nasja Nenova, dënoi torturuesit e saj edhe në instancë të dytë. Gjykata e Apelit e Sofjes ripohoi se nëpunësit e Departamentit të Hetimeve të Libisë duhet t’i paguajnë dëmshpërblim prej 250 000 eurosh. Përveç kësaj duhet t’i paguajnë mbi 13 000 euro të tjera për periudhën 8 vjeçare, kur ajo nuk ka pasur mundësinë për të punuar si infermiere, sepse ka qenë në burg që nga viti 1999 deri më 2007.

Avokatët e libianëve apeluan dënimin e instancës së parë me motivin se në Libi oficerët janë shfajësuar.

Si rezultat i pohimeve të marra me dhunë disa punonjës mjekësorë bullgarë ishin dënuar me vdekje për shkak të akuzës se kanë infektuar qëllimisht me SIDA qindra fëmijë libianë. Më vonë dënimi u zëvendësua me burgim të përjetshëm.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë arrin 75.6 vjet, në BE është 81.4

Jetëgjatësia mesatare në vendin tonë po fillon të rritet përsëri dhe arrin 75.6 vjet, njoftoi shërbimi për shtyp i qeverisë. Trendi pozitiv lidhet kryesisht me ndikimin në rënie të pandemisë Covid-19. Për krahasim, jetëgjatësia mesatare në Bashkimin..

botuar më 25-11-22 1.10.MD

Ditët e Kulturës Turke në Ballçik

Më 22 dhe 23 nëntor në Qendrën Kulturore "Pallati" në Ballçik do të zhvillohen Ditët e Kulturës Turke. Eventi nën moton "Drejtime Turqia" po mbahet me pjesëmarrjen e institucioneve kulturore nga vendi.  Ndër pjesëmarrësit janë qendra kulturore..

botuar më 25-11-22 5.05.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga 9 deri në 14°, në Sofje – rreth 9°. Në mëngjes do të ketë mjegull dhe shikueshmëri të dobësuar mbi ultësirat dhe fushat në Bullgarinë Perëndimore. Gjatë ditës do të ketë vranësira të..

botuar më 25-11-21 7.35.MD