Arkeologët nga Rezervati Arkeologjik Kombëtar Deultum-Debelt afër Burgasit zbuluan provën e parë me shkrim se kolonia romake Deultum ka pasur port, bëri të ditur BGNES.
Shkrimi është në pjesën e një sarkofagu prej guri gëlqeror të datuar në shekujt II-III pas Krishtit.
Ekspertët janë kategorikë se mbishkrimi, i cili është në gjuhën greke, tregon se Debelti ka qenë qytet porti. Deultumi është kolonia më e vjetër romake në trojet bullgare. Ajo është themeluar gjatë viteve 70 të shekullit I pas Krishtit, menjëherë pas Luftës së hebrenjve kundër romakëve. Ajo gjendet në grykën e lumit të sotëm Sredecka, i cili derdhet në Gjirin e Burgasit.Shenjtërorja trake e Begliktashit ndodhet 5 km nga qyteti i Primorsko dhe është vetëm një nga kuriozitetet interesante në rajon. Në zonën përreth shihen edhe dolmenë të shumtë të ruajtur mirë që lidhen me ritualet e varrimit të fiseve trake. Në fakt,..
Pas festës së madhe të Fjetjes së Hyjlindëses, Lindja e Nënës së Zotit kremtohet me nder të veçantë në Bullgari. Kisha jonë e feston atë më 8 shtator, së bashku me kishën ortodokse greke, ndërsa kishat e tjera ortodokse lokale e kremtojnë festën më 21..
Më 6 shtator 1885, Bullgaria u bë përsëri një shtet i bashkuar. Në një intervistë për Radio Bullgarinë, profesori i Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" Ivan Illçev foli për faktorët që çuan drejt Bashkimit, kur Principata e Bullgarisë dhe..
Në rrugën Sofje - Samokov përballë rrjedhës së lumit Iskër, pranë kthesës së madhe piktoreske midis fshatrave Kokaljane dhe Pasarell pranë Urës..