Lidhur me publikimet gjithnjë e më të shpeshta me materiale komprometuese si fotografi dhe incizime audio, në një konferencë shtypi të mërkurën Kryeministri Bojko Borisov tha se qëllimi i rivalëve të tij janë destabilizimi i vendit dhe zgjedhjet e parakohshme, kurse ndër rivalet e vet ai renditi presidentin Rumen Radev.
Si material komprometues dhe manipulim Borisovi e cilësoi incizimin audio të ndarë në mediat sociale, në të cilin dëgjohet një zë i ngjashëm me atë të kryeministrit Borisov, i cili komenton bisedime me liderë evropianë dhe ofendon Kryetaren e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva, duke komentuar zbulime të lidhura me mjete evropiane të përdorura në mënyrë të paligjshme. Prokuroria e qytetit të Sofjes tashmë kontrollon autenticitetin e incizimit.
Sipas Kryeministrit sulmi kundër tij fillon pikërisht tani sepse gjatë korrikut Bullgaria duhet të ndërmarrë hapa të rëndësishme drejt anëtarësimit në Eurozonë dhe Bashkimin Bankar. Po shkon dhe puna mbi dy projekte të ndërlikuara dhe të rëndësishme – gazsjellësi “Rryma Ballkanike” dhe interkonektori me Greqinë. Sipas fjalëve të Borisovit aksioni kundër partisë së tij GERB ka filluar akoma para një viti pas lidhjes së kontratës për blerjen nga SHBA-ja të avionëve luftarakë F-16.
Duke komentuar fjalët e djeshme të Kryeministrit, duke përfshirë këtu dhe akuzat se Presidenti e përgjuan atë me dron, kreu i shtetit Rumen Radev tha se ai ka drejtuar edhe avionë edhe dronë, por nuk mund të komentojë dhe të shpjegojë fjalët e Bojko Borisovit, sepse “ndryshe nga imagjinata e tij, imagjinata ime ka njëfarë kufiri”.
Nga Perniku, ku ishte për një vizitë pune, Rumen Radev komentoi gjithashtu se ai nuk mund të vendosë në se do të ketë zgjedhje të parakohshme. “Kurrë nuk kam shprehur dëshirë për formimin e qeverisë teknike” – tha Presidenti dhe shtoi se aktualisht më e rëndësishmja është besimi i shoqërisë. “Ai është i mundshëm vetëm përmes së vërtetës dhe nga kjo varet e ardhmja e Bullgarisë” – është i bindur Radevi. Ai mendon gjithashtu se një rol kryesor këtu duhet të ketë Prokuroria, e cila duhet të hetojë autenticitetin e incizimit audio dhe të fotografive të Kryeministrit, të cilat po shpërndahen në hapësirën publike.
“Brifingu i djeshëm ishte një përpjekje për të kërkuar indulgencë gjeopolitike për një skandal jashtë vendit, kurse brenda Bullgarisë ai të kthehet në argëtim dhe fars” – tha gjithashtu kreu i shtetit dhe shpjegoi se lufta për pushtet është mes partive, kurse ai nuk është pjesë e “kuzhinës së partive politike”.
Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova
Nënkryetarja e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Vesna Bendevska, paraqiti në Prokurorinë e Manastirit, se Klubi Kulturor Bullgar “Ivan Mihajllov” në qytet vazhdon të funksionojë, pavarësisht fshirjes nga regjistri qendror, njoftoi BTA, duke iu..
Polemika në Kroaci për dërgimin e personelit ushtarak në misionin e NATO-s në mbështetje të Ukrainës Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Boris Ruge vizitoi Kroacinë për t'u shpjeguar deputetëve vendas rreth misionit të Aleancës në..
"Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese për të përfshirë në kushtetutë qytetarët që janë pjesë e kombeve të tjera, siç janë bullgarët". Kështu thuhet në një raport për zgjerimin e BE-së, të prezantuar nga..