Mbrëmjen e shtatë me radhë në Sofje u zhvillua protestë me kërkesë për dorëheqjen e qeverisë dhe kryeprokurorit. Lajmi për dorëheqjet e kërkuara të tre nga ministrat nga kryeministri Bojko Borisov nuk qetësoi protestuesit. Ata shpallën se kjo është provë për qetësimin e pakënaqësisë së protestuesve dhe shtuan se do t’u japin fund protestave vetëm në se Bojko Borisov do të tërhiqet nga posti i kryeministrit dhe Ivan Geshevi – nga posti i kryeprokurorit.
Mbrëmja e radhës e protestave nuk kaloi pa provokacione. Te dy djem - 15 dhe 16 vjeç u zbuluan thika dhe piroteknikë, gjë për të cilën u arrestuan.
Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..
Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...
Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..