Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..