Në një mbledhje të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov i dha urdhër Ministres së Energjetikës Temenuzhka Petkova që “rezerva e ftohtë e energjisë” tashmë të sigurohet vetëm nga centrali termik elektrik shtetëror “Marica Iztok II”, bëri të ditur zyra e shtypit pranë qeverisë.
Para disa ditësh një prej liderëve të protestave antiqeveritare Hristo Ivanov i akuzoi pushtetarët se e kanë kthyer “rezervën e ftohtë të energjisë” në “gur filozofik” për liderin e nderit të Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë /partia e turqve etnik dhe e mylimanëve të tjerë në vend/ Ahmet Dogan. Sipas Ivanovit vetëm gjatë 2 viteve të fundit Dogan ka marrë nga shteti mbi 25 mln euro për faktin se rezerva energjetike mirëmbahet nga centrali termik elektrik privat “Varna”, e cila për këtë periudhë ka punuar vetëm pesë herë.Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..
Bullgaria është në vendin e 52-të për sa i përket lirisë ekonomike në botë për vitin 2024, sipas sondazhit të fundit të Institutit Kanadez “Fraser”, njofton Instituti për Ekonominë e Tregut. Sondazhi mat shkallën e lirisë ekonomike në 165 vende të..