Pronarët e kazinove dhe të sallave të lojërave të fatit nga mbarë vendi protestojnë në Sofje kundër ndryshimeve në Ligjin e për Lojërat e Fatit. Ata ngulin këmbë që të hiqen tekstet e reja, të cilat sipas tyre janë lobiste dhe do të prekin sallat e vogla të bixhozit, bëri të ditur BNR.
Të pakënaqurit nga qeverisja në kryeqytet bllokuan 7 udhëkryqe kryesore në Sofje. Bllokada vazhdoi deri në orën 23.00 të 22 korrikut. U zhvillua dhe një performance me hedhje kapelash para Pallatit të Gjykatës, si një gjest i kërkesës së dorëheqjes së Kryeprokurorit.
U zhvillua protestë edhe para Televizionit Kombëtar Bullgar me kërkesë për dorëheqjen e drejtorit të përgjithshëm, sepse sipas protestuesve media nuk zbaton funksionin e saj publik.
Korrespondentët vendas të BNR-së bënë të ditur edhe për dhjetëra protestues në Plovdiv, Veliko Tërnovo dhe Burgas.Akademia Bullgare e Shkencave do të festojë sot, 31 tetor, Ditën e Iluministëve të Popullit – 1 nëntor , me një ceremoni dhe ekspozitë solemne, raportoi BTA. Ngjarja do të hapet nga presidentja e akademisë Evelina Sllavçeva, dhe Akad. Ivan Granitski..
Të premten , temperaturat minimale do të lëvizin nga 2 deri në 7°C, përgjatë bregdetit të Detit të Zi deri në 10°C, ndërsa në ultësira dhe lugina do të zbresin edhe nën 0°C; në Sofje do të jetë rreth 2°C. Në orët e paradites , në disa zona të..
Qëllimi politik i qeverisë është anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Organizatën për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) deri në fund të vitit 2026, u tha zëvendëskryeministri Grozdan Karaxhov përfaqësuesve të biznesit britanik në vendin tonë...
Në vitin 2024, 8.2% e personave të moshës 18 vjeç e lart që deklaruan se punonin (të punësuar ose të vetëpunësuar) në BE ishin në rrezik varfërie, sipas..
Maqedonia e Veriut ende nuk ka miratuar ndryshimet e nevojshme kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk i përkasin popullit shumicë, siç..
Bullgaria mbështetet te përpjekjet e konsujve të nderit nga e gjithë bota në vendin tonë për të kontribuar në hapjen e partneriteteve të reja në..