Sipas ish-Presidentit Rosen Plevneliev (2012-2017) skenari i keq është që Kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nën presionin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë tashmë 17 ditë. Atëherë Presidenti Rumen Radev do të formojë një qeveri “prej marionetash” dhe “do të ketë një Kostinbrod të ri” (aferë, e cila përgatit mashtrime zgjedhore me ndihmën e fletëvotimeve të falsifikuara).
Sipas variantit të arsyeshëm Kreu i Shtetit duhet të fillojë të punojë si President i të gjithë bullgarëve dhe bashkë me të gjithë protestuesit, organizatat profesionale dhe faktorët publikë të kërkojë zgjidhje të krizës për një Bullgari të drejtë.
“Problemi i madh është ndenja e mungesës së drejtësisë, por edhe e mungesës së Presidentit”, komentoi ai. Sipas fjalëve të tij Rumen Radev po e shkel Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Në zbatim të Kushtetutës, presidenti Rumen Radev nënshkroi një dekret për emërimin e qeverisë së propozuar nga i nominuari për kryeministër të përkohshëm, Dimitër Gllavçev . Kabineti i ri pritet të betohet menjëherë para Asamblesë Kombëtare. Në..
Në Turqi dhe Greqi presin një rendiment më të mirë të ullinjve Vjelja e vajit të ullirit në Turqi do të jetë rekord. Lulëzimi intensiv i ullinjve u dha shpresë prodhuesve akoma në pranverë pas sezonit të dobët të..
Bullgaria u përball me një tjetër problem në kërkimin e një rrugëdaljeje nga kriza politike që u bë konstante, pasi presidenti Rumen Radev refuzoi të miratojë një nga emrat e ministrave të propozuar nga kandidatja për kryeministre të përkohshme,..