Sipas ish-Presidentit Rosen Plevneliev (2012-2017) skenari i keq është që Kryeministri Bojko Borisov të japë dorëheqje nën presionin e protestave antiqeveritare, të cilat po vazhdojnë tashmë 17 ditë. Atëherë Presidenti Rumen Radev do të formojë një qeveri “prej marionetash” dhe “do të ketë një Kostinbrod të ri” (aferë, e cila përgatit mashtrime zgjedhore me ndihmën e fletëvotimeve të falsifikuara).
Sipas variantit të arsyeshëm Kreu i Shtetit duhet të fillojë të punojë si President i të gjithë bullgarëve dhe bashkë me të gjithë protestuesit, organizatat profesionale dhe faktorët publikë të kërkojë zgjidhje të krizës për një Bullgari të drejtë.
“Problemi i madh është ndenja e mungesës së drejtësisë, por edhe e mungesës së Presidentit”, komentoi ai. Sipas fjalëve të tij Rumen Radev po e shkel Kushtetutën, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të Kryeprokurorit.Presidenti Rumen Radev nuk pranoi që Kalin Stojanov të mbetet ministër i punëve të brendshme dhe refuzoi të nënshkruajë një dekret për emërimin e qeverisë së përkohshme të kryesuar nga Gorica Grënçarova - Kozhareva. Kreu i shtetit i kërkoi..
Gjurmët e gishtave të të huajve që vijnë do të merren në Turqi Autoritetet turke planifikojnë të marrin gjurmë gishtash të të huajve që mbërrijnë në vend. Këtë e bëri të ditur ministri i brendshëm, Ali Jerlikaja për gazetën proqeveritare..
Ali Ahmeti, kryetar i partisë më të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bashkimi Demokratik për Integrim, foli më 16 prill me ambasadorin bullgar në Shkup, Angell Angellov, njoftoi BGNES. Në takim, Ahmeti tha se deklaratat e kryeministrit..