Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Mbi 7% nga shoqëria bullgare beson në fenë e islamit

Kurban Bajrami – kohë për bamirësi dhe falje

Foto: krumovgrad-bg.com

Myslimanët në Bullgari festojnë Kurban Bajramin. Kjo është një nga festat më të mëdha myslimane, e cila lidhet me fuqinë e besimit dhe shënohet me flijimin e një kafshe si shprehje të mirënjohjes ndaj të Plotfuqishmit. Simbolizon kokë uljen, pendimin, pajtimin dhe faljen.

E quajnë Kurban Bajramin festë të bamirësisë dhe të faljes. Qëllimi kryesor i saj është të afrojë bashkësinë e njerëzve, të cilët besojnë islamin. Festa vazhdon 4 ditë ku aksenti është i vënë mbi ditën e parë , kur meshkujt mblidhen për lutjen festive - bajram namaz dhe theret kurban.

“Në thelbin e vet Kurban Bajrami është një spastrim i fesë, nga të gjitha mangësitë dhe dyshimet, sqaron Vedat Ahmed, Kryetar i Këshillit të Lartë Mysliman në Bullgari. Kurban do të thotë “afrim”. Nga njëra anë afrimi është me të Plotfuqishmin, kurse nga ana tjetër është sociale, me fjalë të tjera me njerëzit e afërm, me njerëzit e fisit dhe komshinjtë. Kurbani ndahet në tre pjesë. Pjesa e  parë  lihet për familjen, me pjesën e dytë qerasen miqtë gjatë kohës së festës, njerëzit e afërm dhe komshinjtë, kurse pjesa e tretë u ndahet njerëzve më të varfër dhe nevojtarëve. Përveç kësaj, gjatë kohës së Kurban Bajramit bëhen vizita nga më të rinjtë tek më të moshuarit, gjë me të cilën ata tregojnë respektin dhe nderimin e vet. Nga ana e tyre  më të moshuarit tregojnë dhembshuri ndaj të rinjve, gjë e cila ndihmon për afrimin dhe lidhjen më të madhe të shoqërisë. Pikërisht prandaj  feja islamike  ngulmon mbi këtë festë, duke dëshiruar që shoqëria jonë të jetë e bashkuar, në të gjithmonë të ketë mëshirë dhe dhembshuri”.

Sivjet festa e Kurban Bajramit do të jetë më speciale, sepse për shkak të situatës të pandemisë bajram namaz do të zhvillohet jo në xhamitë, por në të hapur, gjë e cila sjell një shije tjetër në jetën e myslimanëve, shton Vedat Ahmed dhe bënë thirrje për respektimin e kërkesave kundra epidemike.  

Mbi 577 mijë janë bullgarët, të cilët besojnë në fenë islamike, tregojnë të dhënat nga numërimi i fundit gjatë vitit 2011. Për të gjithë ata festa e sotme është shkak  të takohen me njerëzit e vet më të afërt.  

“Në vet ditën e bajramit është mirë të mblidhet e gjithë familja, pavarësisht se kjo është gjë shumë e vështirë në këto kohë, më në veçanti kur të rinjtë janë jashtë shtetit. Ne si parim marrim pushim në këtë ditë - tregon tezja Mestan nga qyteti Krumovgrad për traditat e lidhura me festën. Pas lutjeve në xhami, burrat kthehen në shtëpitë e tyre dhe si flijim theret dash ose ndonjë kafshë tjetër.

Ai që nuk ka mundësi të therë kurban, nuk është i detyruar që ta bëjë. Por sipas vullnetit të vet mund të gëzojë ndonjë nevojtar, duke i dhuruar para, aq sa është sipas forcave të tij.

“Në këtë kohë gratë merren me përgatitje të tjera për festën - spastrimin e shtëpisë, përgatitjen e bakllavasë dhe të byrekut - të cilat janë tradicionale për këtë ditë - vazhdon tezja Mestan. - Në këtë ditë çdo një mundohet të shikoj nënën e vet, babin, kurse po të mos ka mundësi të shkojë deri tek ata, t’i marrë në telefon për t’i uruar. Sepse festat janë një urë midis brezit të të mosuarve dhe brezit të ri.  Nëpër fshatra njerëzit më të moshuar vizitohen nga të gjithë të rinjtë e fshatit. Iu puthim dorën dhe u kërkojmë falje në qoftë se kemi bërë gabime, i darovisim. Bëjmë dhe kazanë të përbashkët, ku e përgatisim kurbanin, pas së cilës ai ndahet nëpër të gjithë fshatin”.


Në Krumovgrad sivjet nuk do të ketë tavolina të përbashkëta, thotë tezja Lejlja Mestan. “Nuk e di nëse do të jetë mirë dhe t’u puthim dorën të gjithë njerëzve të moshuar, gjë e cila ishte një traditë. Por, në kushtet e pandemisë nuk është serioze t’u bësh vizita të gjithëve - kjo sjellë një rrezik të madh. Është shumë mirë të shikohemi, por u drejtoj lutje të gjithë njerëzve të respektojmë distancë dhe disiplinë që të mos vuajmë pas festës.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Lejlja Mestan


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në zakonin "Pо́le, pо́le" ndërthuren besimi i krishterë dhe traditat pagane të bullgarëve besarabianë

Duke u zhvendosur në Besarabi më shumë se dy shekuj më parë, bullgarët morën me vete një pjesë të ritualeve tona të pasura. Në atdheun e tyre të ri, disa zakone u modifikuan nën ndikimin e traditave vendase, të tjera u zhdukën, ndërsa disa të tjera u..

botuar më 25-01-01 7.00.PD

Një faqe e autoritetshme e udhëtimit e shpalli Perperikon Maçu Piçu-n Evropian

Qyteti i shenjtë shkëmbor i Perperikonit mori një tjetër njohje të madhe. Pasi një muaj më parë hyri në top dhjetëshen e vendeve arkeologjike më interesante në Evropë sipas gazetës së njohur britanike “The Guardian”, tani është shfaqur në faqen e..

botuar më 24-12-27 9.48.PD
Varri i mbretit trak Sevt III në Goljamata Kosmatka

20 vjet më parë, arkeologu Georgi Kitov zbuloi varrin e mbretit Sevt III

Në vitin 2007, më 11 qershor, presidenti amerikan Xhorxh Bush – i riu vizitoi Sofjen. Sipas protokollit të kohës, konferenca për shtyp që ai dha për mediat u mbajt mes eksponateve të Muzeut Arkeologjik Kombëtar. Dreka zyrtare për të ftuarin u dha më vonë..

botuar më 24-12-23 7.30.PD